Zëvendësministri Thaçi në Itali, fton kompanitë italiane të investojnë në Kosovë

Zëvendësministri i parë i Tregtisë dhe Industrisë, Faton Thaçi po qëndron për vizitë zyrtare në Itali.

Më këtë rast ai ka vizituar fabrikën ‘Weight Pack’, e cila merret me prodhimin e makinerisë të industrisë së qumështit dhe produkteve tjera elementare.

Zëvendësministri Thaçi është impresionuar më punën që kryen kjo fabrikë.

Kjo vizitë e Thaçit pason pas vizitës se drejtorit të kësaj kompanie realizuar ditë më parë në Kosovë. Kjo fabrikë ka një numër të madh të punëtoreve dhe është e shtrirë në shumë vende të botës.

Përfaqësues i kësaj kompanie për vendet e Ballkanit përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë është Ragip Berisha, një mërgimtar i Diasporës nga komuna e Malishevës.

Pikërisht, kjo kompani ka shprehur interesim që të shohë mundësitë për të investuar në vendin tonë.

Thaçi gjatë vizitës zyrtare në Itali pritet të marrë pjesë në një tryezë diskutimi, ku të ftuar janë një grup investitorësh italianë, Oda Ekonomike Italiane dhe kryetari i komunës Curtatone (Mantova).

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors