Zv/ministri Avni Kastrati sqaron opinionin publik rreth shkrimit në portalin “Gazeta Blic”

Zëvendësministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Avni Kastrati, sqaron opinionin publik rreth shkrimit të botuar, me datën 20 tetor 2014, në portalin “Gazeta Blic”, të titulluar: “Thaçi shkarkoi Avni Kastratin nga MTI, sepse ai përkrahte naftarët, thotë Shoqata”, ky fakt nuk qëndron dhe se vetë pozita ushtrues detyre fakton se kjo pozitë është e përkohshme deri në emërimin e ri.

Vendimi i kryeministrit Thaçi ka qenë në harmoni me procedurat e emërimeve në kuadër të kompetencave që i ka kryeministri i Kosovës.

Avni Kastrati është zëvendësministër në MTI dhe se me dorëheqjen e ish-ministrit Bernard Nikaj është emëruar, me datën 24 shtator 2014, ushtrues detyre i Ministrit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Posti i ushtruesit të detyrës së Ministrit ka qenë i përkohshëm deri në emërimin e ministrit të ri të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Ndërkaq, sa i përket takimit me Shoqatën e Naftëtarëve, ky takim  është zhvilluar në kuadër të takimeve të rëndomta sikurse me të gjithë afaristët e tjerë për të shikuar hallet dhe brengat e tyre në fushën e afarizmit të tyre. Për hir të korrektësisë, në këtë takim është biseduar konkretisht për kontrollin e ngritjes së kualiteti të naftës që importohet në Kosovë.

Ministria e Tregtisë dhe  Industrisë, në kuadër të kompetencave të veta, është e përkushtuar për ta mbështetur biznesin, duke krijuar mundësi dhe zhvillim për biznesit në përgjithësi, në mënyrë që të rritet zhvillimi i përgjithshëm ekonomik i Kosovës.

Emërimi i ministrit të ri në MTI, të z. Ismet Mulaj, ka qenë vendim i kryeministrit dhe se pranim-dorëzimi i kompetencave është bërë në mënyrën zyrtare, kolegjiale dhe bashkëpunuese.

Mbesim me shpresë se sqarimi ynë do të jetë i kuptueshëm nga opinioni publik!

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors