Sot, zëvendësministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Faton Thaçi, priti në takim z. Adam Winrow, ekspert në fushën e politikave fiskale (fushën e taksave dhe tatimeve) nga Mbretëria e Bashkuar, e që është i angazhuar edhe në Republikën e Shqipërisë me asistencë në fushën e doganave dhe në të njëjtën kohë i angazhuar edhe në Republikën e Kosovës për të ofruar ndihmë dhe mbështetje në fushën e derivateve të naftës.
Fillimisht, zëvendësministri Thaçi e njoftoi z.Winrow për hapat e fundit që MTI-ja është duke i ndërmarrë, si:
- Qasja themelore e orientuar në ngritjen e kontrollit të cilësisë te të gjitha produkteve që përdoren qoftë përmes importit apo edhe prodhimit vendor nga qytetaret e Kosovës;
- MTI – prioritet të lartë e ka efikasitetin në kontrollin e cilësisë së naftës, por pa u kufizuar edhe me produktet tjera të derivateve, si vajrave, gazrave etj.;
- Bashkëpunimin dhe mbrojtjen e barazisë në tregun e naftës dhe mbrojtjen e konsumatorit;
- Fokus të veçantë të prioritetit në koordinimin e të gjithë mekanizmave institucionalë të ndërlidhur, që ndikojnë në avancimin e produkteve të naftës.
Ndërsa, Winrow shpalosi përvojat që aplikohen në Britaninë e Madhe në kontrollin e derivateve të naftës dhe metodat e aplikimit që do të ishin rekomandime të suksesshme të aplikoheshin edhe në vendin tonë.
Në vazhdën e këtij takimi të përbashkët zëvendësministri Thaçi shprehu falënderime për mbështetjen dhe gatishmërinë e Britanisë se Madhe ndaj shtetit të Kosovës.