Zv. Ministri Kastrati në Panairin e 85-të të Investimeve në Izmir

Një delegacion i Republikës së Kosovës, i prirë nga zv. Ministri i MTI-së z. Avni Kastrati, morën pjesë në Panairin e 85-të të Investimeve , i cili u mbajt me 24 deri më 26 gusht 2016 në qytetin e Izmirit në Turqi.

Gjatë vizitës, përveç takimeve të drejpërdrejta me biznese dhe invesitorë të huaj, përfshirë ata nga Turqia, Gana, Peruja etj. delegacioni zhvilloi takime edhe me Odën Ekonomike Turke në Izmir si dhe Asociacionin e Eksportit po ashtu në Izmir. Zëvendës-ministri Kastrati foli për rëndësinë e investimeve të huaja në vendin tonë, për bashkëpunimin e mirë ekonomik mes Kosovës dhe Turqisë duke uruar që të vazhdoi e njëjta frymë e bashkëpunimit edhe në të ardhmen. Po ashtu edhe nga pala turke u dha zotimi se do të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë edhe në të ardhmen, me theks të veçantë në promovimin e eksportit në Kosovë. Delegacioni kosovar po ashtu pati një prezentim në hapjen e panairit, në të cilën u paraqitën mundësitë për investime në Kosovë si dhe ambienti i të bërit biznes në vendin tonë. Në përbërje të delegacionit ishin: zv. Ministri i MTI-së, zv. Ministri i Infrastrukturës, zv. Ministri i Bujqësisë, si dhe zyrtarë tjerë të ministrive respektive.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors