Zv. ministri Kastrati priti përfaqësuesit e kompanisë greke “SOUKOS ROBOTS”

Zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Avni Kastrati, priti në takim përfaqësuesit e kompanisë greke “Soukos Robots”, që merret me sistemin e trajtimit të mbeturinave të ngurta komunale në të ftohët si dhe riciklimi i tyre, sipas teknologjisë së përdorur, të quajtur “Theseus”.

Zv. Kastrati i njoftoi të pranishmit për fushëveprimatrinë e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në përgjithësi, si dhe për mundësitë investive që ofron Kosova, për investitorë të jashtëm. Ai bëri të ditur se tashmë Kosova, respektivisht institucionet qendrore të Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, janë në përfundim e sipër të planit për investimeve strategjike në Kosovë. Në këtë plan parashihen mundësitë dhe lehtësitë për investime në Kosovë, nga investitorë të ndryshëm në fushat me interes për shoqërinë dhe afarizmin. “Kosova ofron mundësi të mira, duke ofruar potencialin e fuqisë së re punëtore dhe të përgatitur, legjislacionin e harmonizuar me atë të BE-së, klimë të mirë për zhvillimin e biznesit, si dhe procedura administrative të shpejta për investitorë të jashtëm”, potencoi zv.ministri Kastarti.

Ndërsa, përfaqësuesi i kompanisë “Soukos Robots”, Konstantinos Soukos, prezantoi mundësitë për të investuar në Kosovë, në fushën e mbledhjes dhe trajtimit të mbeturinave si dhe riciklimin e tyre përmes sistemit të shpikur nga kjo kompani, të quajtur “Theseus”. “Kjo teknologji inovative e kompanisë sonë  përfshin menaxhimin efikas të mbeturinave përmes: instalimit të sistemit “Theseus” brenda deponive dhe drejtpërdrejt në vend për menaxhimin dhe trajtimin e mbeturinave të ngurta nëpër deponi, që ka për qëllim eliminim e këtyre hapësirave; prodhim të produktit final, i cili del nga trajtimi i mbeturinave  në formë të peletit me vlerë të lartë kalorike; magazinimit të lehtë dhe afatgjatë të peletit të prodhuar; rimëkëmbjen e materialeve të riciklueshme nga mbeturinat me një performancë maksimale; si dhe përdorimi i teknologjive inovative dhe miqësore për mjedisin- pa pirolizë dhe pa metoda tjera termike”, theksoi z. Soukos.

Ai, po ashtu, u shpreh i gatshëm, që në bashkëpunim me përfaqësuesit e institucioneve dhe afaristë vendorë, që menjëherë të fillojë negociatat për mundësitë investive në këtë fushë, që do të ketë mundësi për vende të reja pune dhe mundësi tjera bashkëpunuese.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors