Pajtueshmëria e Industrisë me Kontrollin e Tregtisë Strategjike

Detyrimet e tregtarëve strategjik

 

Ligji Nr. 04-L-198 për Tregtinë me Mallrat Strategjike përcakton detyrime specifike për personat që i nënshtrohen ligjit. Këto mund të përfshijnë regjistrimin si tregtar strategjik dhe të aplikojnë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë për licencë.

 

Ligji gjithashtu kërkon nga personat që angazhohen në aktivitete të kontrolluara që përfshijnë mallra strategjike ta mbajnë dokumentacionin e mëposhtëm të paktën (30 ) vjet pas finalizimit të transaksionit:

 

  • Përshkrimi teknik i artikujve që mundëson klasifikimin në Listat Shtetërore të Kontrollit
  • Sasia e mallrave
  • Emrin e plotë dhe adresën e eksportuesit, importuesit, personit të tranzitit, personit të trans-ngarkimit, rieksportuesit, ri-transferuesit ose ofruesit të shërbimeve të ndërlidhura
  • Emri i plotë dhe adresa e shitësit, pranuesit dhe përdoruesit të fundit të mallrave;
  • Përshkrimi i shërbimeve të ndërlidhura, emri i plotë dhe adresa e pranuesit(ve) dhe palëve tjera të shërbimeve
  • Çdo korrespodencë afariste, shkëmbim me postë elektronike (e-mail) dhe regjistrim audio-video që ndërlidhet me eksport, import, transit, trans-ngarkim, ri- eksport jashtë territorial dhe ri-transferim të mallrave strategjike si dhe ofrim të shërbimeve të ndërlidhura me mallrat strategjike;
  • Urdhëresat, faturat, kontratat, fletëngarkesat, flet-dërgesat, listat  e  ngarkimit dhe dokumentacioni tjetër që ndërlidhet me eksport, import, transit, trans-ngarkim, ri- eksport jashtë territorial dhe ri-transferim të mallrave strategjike si dhe ofrim të shërbimeve të ndërlidhura me mallrat strategjike;
  • Çdo dokumentacion tjetër që kërkohet nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

 

Përveç kësaj, ligji përcakton detyrimet e mëposhtme:

 

  • T’ia sigurojnë dokumentacionin e kërkuar Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë ose ndonjë organi tjetër mbikëqyrës, sipas kërkesës.
  • Të jenë në pajtueshmëri me kushtet e licencës dhe ta njoftojnë Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë për çdo ndryshim të termave mbi të cilat është lëshuar licenca.
  • Ta njoftojnë Ministrinë për çdo ndryshim të përdoruesit të fundit ose të një pale tjetër në transaksion të licencuar, brenda 10 ditëve nga ndryshimi.
  • Ta njoftojnë Ministrinë për eksportin, importin, tranzitin, trans-ngarkimin, rieksportin jashtë-territorial ose ri-transferimin, ose ofrimin e shërbimeve të ndërlidhura, brenda 7 ditëve nga finalizimi i transaksionit dhe ta dorëzojnë dokumentacionin në bazë të së cilit është finalizuar.
  • Marrja e konfirmimit të dërgimit dhe pranimit të mallrave të licencuara, nëse kërkohet nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.
  • Ta qartësojnë në dokumentet komerciale për transfertat e brendshme të mallrave të kontrolluara të prodhuara në Kosovë se artikujt i nënshtrohen licencës nëse ato do të eksportohen nga Kosova.
  • Kthimi i licencës së përdorur në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë brenda shtatë (7) ditëve nga përfundimi i transaksionit.
  • Ta kthejnë çdo licencë të papërdorur në Ministri brenda shtatë (7) ditëve nga dita e skadimit të licencës.
  • Ta respektojnë çdo kusht tjetër, detyrim ose zotim që është pjesë e licencave të lëshuara nga Ministria sipas Ligjit për Tregtinë e Mallrave Strategjike.

 

Programi i brendshëm i pajtueshmërisë

 

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë mund të kërkojë nga parashtruesit e kërkesës për licenca globale dhe përdoruesit e licencave të përgjithshme që ta themelojnë një program të detyrueshëm të brendshëm të pajtueshmërisë (ICP).

 

Tregtarët tjerë të mallrave ushtarake dhe/ose me përdorim të dyfishtë duhet të marrin në konsideratë themelimin e ICP-së për ta ndihmuar tregtarin në përmbushjen e obligimeve përkatëse sipas Ligjit për Tregtinë me Mallra Strategjike.

 

Në rastet kur Ministria mandaton themelimin e ICP-së, personi duhet të aplikojë në Departamentin për Kontrollin e Tregtisë me Mallrat Strategjike (DKTMS) për certifikimin e ICP. Me rastin e vendosjes për ta certifikuar apo jo një ICP, DKTMS merr parasysh rrethanat si në vijim:

 

  • Numri i punonjësve të parashtruesit të kërkesës, vëllimi i tregtisë, natyra e transaksioneve, profili i marrësve të ngarkesës dhe përdorimi i deklaruar i fundit i mallrave strategjike dhe shërbimeve të ndërlidhura;
  • Përvoja e dëshmuar në trajtimin dhe menaxhimin e tregtisë me mallra strategjike dhe shërbimet e ndërlidhura;
  • Evidenca e pajtueshmërisë me kontrollet e tregtisë strategjike;
  • Çdo vendimi gjyqësor përkatës;
  • Çdo licencë për t’i prodhuar ose komercializuar mallrat strategjike dhe/ose shërbimet e ndërlidhura;
  • Stafi menaxhues me përvojë;
  • Emërimi i një ekzekutivi të lartë ligjor si zyrtar i dedikuar përgjegjës për kontrollin e mallrave strategjike dhe shërbimet e ndërlidhura;
  • Zotimi në formë të shkruar nga parashtruesi i kërkesës dhe nënshkruar nga zyrtari i lartë ligjor ekzekutiv për t’i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbikëqyrjen dhe zbatimin e të gjitha kushteve specifike që kanë të bëjnë me përdorimin e fundit dhe kontrollin e tregtisë me mallra strategjike të secilës komponentë specifike  ose  produkt të pranuar ose eksportuar.
  • Zotimi në formë të shkruar nga parashtruesi i kërkesës dhe nënshkruar nga zyrtari i lartë ligjor ekzekutiv për t’i ofruar Ministrisë informatat e hollësishme mbi veprimet e ndërmarra nga parashtruesi i kërkesës për procedurat e kryerjes së kontrolleve dhe verifikimeve të përdoruesve të fundit të të gjitha mallrave  strategjike  që  do të eksportohen, importohen, kalojnë transit, trans-ngarkohen, ri-eksportohen jashtë territorit, ri- transferohen ose shërbimet që do të ofrohen;
  • Pajtueshmëria e ICP-së së implementuar nga parashtruesi i kërkesës me udhëzimet e përcaktuara nga Ministria.

 

DKTMS në bashkëpunim me Komisionin ndihmon personat juridik dhe fizik në zhvillimin e ICP- ve të veta dhe do t’ju ofrojë informata dhe udhëzime.

 

DKTMS dhe anëtarët e Komisionit mund ta auditojnë ICP-në. Nëse auditimi konstaton se ICP-ja nuk i plotëson kriteret e certifikimit ose udhëzimet e përcaktuara nga Ministria, atëherë DKTMS mund t’i ndërmerr masat e duhura, duke përfshirë pezullimin ose heqjen e licencës globale ose përdorimin e licencave të përgjithshme.

 

 

Si ta plotësoni aplikacionin për licencë për eksport, import, transit, trans-ngarkim, brokerim ose rieksport ose ri-transferim jashtë-territorial të artikujve strategjik]

 

Individuale ose globale:

Nëse aplikacioni është për licencë eksporti, tregoni nëse aplikacioni është për licencë individuale ose globale.

Vini re: Licencat globale nuk janë të disponueshme për importe, transit, trans-ngarkim, brokerim ose rieksport ose ri-transferim jashtë-territorial.

Parashtruesi i kërkesës:

Shkruaje emrin dhe adresën e plotë të parashtruesit të kërkesës, duke përfshirë kodin ZIP, telefonin, faksin, e-mailin, uebfaqe, nr. reg./kodin e identifikimit, dhe numrin e identifikimit tatimor (PIB).

Shkruaje numrin e plotë të telefonit, përfshirë kodin e zonës.

Personi kontaktues:

Identifiko individët e njohur me transaksionin të cilët mund t’u përgjigjen pyetjeve nga stafi i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë ose nga agjenci tjera qeveritare. Individi duhet të jetë i përgatitur për t’iu përgjigjur pyetjeve procedurale dhe/ose teknike. Mund ta identifikoni më shumë se një individ dhe t’i tregoni fushat e tyre të ekspertizës (p.sh., Filan Fisteku – teknik, Basri Fishti– rregullator/proces). Mos identifikoni ndonjë individ që nuk është i njohur me transaksionin dhe nuk mund të përgjigjet.

Shkruaje numrin e plotë të telefonit, përfshirë kodin e zonës.

Llojet e transaksionit:

Luteni që ta tregoni llojin e transaksionit tregtar për të cilin po aplikoni për licencë.

Marrësi:

Shkruaje emrin dhe adresën e plotë të marrësit duke i përfshirë detajet e kontaktit si telefoni, faksi, e-maili dhe uebfaqja.

Mos përdorni kuti postare ose adresa të tjera të përgjithshme ose të pasakta.

Gjithashtu, futni këtu informacionin për importuesit e ndërmjetëm, marrësit, ose pranuesit, nëse janë të ndryshëm nga përdoruesi i fundit. Një shembull do të ishte blerësi i cili do ta merr dërgesën për ruajtje, modifikim ose inkorporim në një tjetër artikull final dhe përcjelljen e mëvonshme tek përdoruesi i fundit. Blerësi i huaj mund të jetë në një vend tjetër nga përdoruesi i jashtëm i fundit.

Përdoruesi i fundit (nëse është i ndryshëm nga marrësi):

Shkruaje emrin dhe adresën e plotë duke përfshirë detajet e kontaktit si telefoni, faksi, e-maili dhe uebfaqja e përdoruesit të fundit.

Ministria nuk pranon kuti postare ose adresa të tjera të përgjithshme ose të pasakta pa letër shpjegimi/justifikimi.

Përdoruesi i fundit është subjekti që do ta merr posedimin përfundimtar të mallit, pavarësisht nga blerësi dhe marrësi i ndërmjetëm.

Mos e shkruani në këtë kuti marrësin e ndërmjetëm/importuesin (p.sh. personi i cili do t’i merr mallrat për lëvizje të mëtejshme tek blerësi i huaj ose përdoruesi i jashtëm i fundit, testim etj.) të cilët janë ose jo në të njëjtin vend si blerësi ose përdoruesi i fundit.

Vini re: Adresat jo të plota, të pasakta ose përdorimi i kutive postare mund të rezultojë në kthimin e aplikacionit pa ndërmarrë kurrfarë veprimi.

Palët e treta të përfshira, p.sh. ndërmjetësit (nëse ka):

Parashtruesi i kërkesës duhet t’i identifikojnë të gjitha palët e treta të përfshira në transaksionin e propozuar. Sigurohuni se kërkesa jep detaje adekuate në lidhje me transaksionin dhe të gjitha palët e përfshira, duke i kushtuar vëmendje të veçantë sqarimit të roleve të tyre siç janë shpedicionet, agjentët ose përfaqësuesit dhe ndërmjetësit.

Shteti i origjinës:

Futni kodin shtetëror ISO 3166 që përfaqëson vendin e origjinës të artikujve të eksportuar. Në rast të importimit, tregoni vendin eksportues. Në rast të tranzitit, tregoni vendin e eksportimit.

Kodi shtetëror përfaqësohet si kod me dy shkronja (alfa-2) i cili është kodi i përgjithshëm. Për shembull: Maqedoni – MK; Mbretëria e Bashkuar – GB; Gjermani – DE; Shtetet e Bashkuara – US.

Këtu mund ta kërkoni kodin e saktë:

https://www.iso.org/obp/ui/#search

Shteti marrës i dërgesës:

Futni kodin ISO 3166 që përfaqëson shtetin marrës. Është shumë e rëndësishme që të tregoni nëse shteti marrës nuk është marrësi i fundit por ndërmjetës i artikujve të transportuar.

Shihni më lart se ku mund t’i gjeni kodet e sakta të vendeve.

Shteti final i destinacionit:

Futni kodin ISO 3166 të shteti që përfaqëson shtetin ku artikulli do të shitet/vendoset përfundimisht.

Shihni më lart se ku mund t’i gjeni kodet e sakta të vendeve.

Përshkrimi i artikujve:

Listoni çdo artikull, duke përfshirë në përshkrim emri i produktit dhe prodhuesin, nëse ka. Gjithashtu përfshini numrin/modelin e pjesës, të gjitha detajet specifike të çdo modifikimi dhe çdo hollësi tjetër (Nr serik, Numrat e Regjistrit të Shërbimit Abstrakt të Kimikatit), që ndihmon në sqarimin/identifikimin e artikujve (p.sh., numri i pjesës 1162-02 – diktung gome; AN/XXX-1 sistemi i komunikimit; Metil Fosfonildifluorid (CAS 676-99-3).

Vini re: Numrat e Regjistrit të CAS përdoren përgjithësisht për ta siguruar një identifikues unik dhe të pagabueshëm për substancat kimike. Numri i regjistrit CAS nuk ka ndonjë rëndësi kimike, por siguron një mënyrë të qartë për ta identifikuar një substancë kimike ose strukturë molekulare kur ka shumë emra të mundshëm sistematik, gjenerik, të pronarit ose të parëndësishëm.

Në rastin e transferimit të softuerit ose teknologjisë: identifikimi i softuerit ose të dhënave teknike që duhet të transferohen, artikulli përfundimtar ose sistemi i ndërlidhur, dhe lloji i të dhënave të përmbajtura në dokumentacion (p.sh., vizatime, skema, skica, informacione, etj.). Nëse eksportoni një dokument ose propozim të veçantë, shënoni titullin e saktë të dokumentit që eksportohet.

Në rastin e enkriptimit, jepeni një përshkrim të shkurtër teknik, duke , përfshirë qëllimin bazë të artikullit dhe llojin e enkriptimit të përdorur në produkt ose teknologji (p.sh., RC4 128-bit për e-mail të sigurt, 2048 RSA për shkëmbimin e çelësit).

Mos e shkruani “Shihni shkronjën e shpjegimit” ose “Shikoni broshurën”.

Vini re: Informacioni i identifikuar në këtë bllok futet direkt në sistemin kompjuterik të Departamentit dhe shtypet në formularin e licencës. Përshkrimi i shkurtër teknik është esencial.

Vini re: Mungesa e hollësive dhe përshkrimet e paplota ose mashtruese mund të rezultojë në vonesa të panevojshme në përpunimin e aplikacionit tuaj.

Sigurohuni që përshkrimi i mallrave përputhet me ato të Certifikatës së Përdorimit të Fundit. Nëse nuk e kontrolloni, aplikacioni juaj do t’ju kthehet, gjë që mund ta vonojë ndjeshëm kohën e përpunimit

Përdorni të njëjtin përshkrim në çdo dokumentacion të eksportit, në mënyrë që Departamenti dhe Doganat të mund ta lidhin çdo licencë me dokumentacionin e transportit dhe, nëse është e nevojshme, vetë kontejnerët.

Sistemi i harmonizuar ose Kodi i Kombinuar i Nomenklaturës (nëse është e aplikueshme 8 shifra; Numri CAS, nëse është i disponueshëm):

Futni kodin doganor me tetë (8) shifra të Sistemit të Harmonizuar për çdo artikull.

Vini re: Kodet doganore të Sistemit të Harmonizuar konsiderohen si ndihmë për interpretimin e fushëveprimit të kontrolleve, por nuk e përcaktojnë statusin e kontrollit të një artikulli.

Numri i listës së kontrollit (për artikujt e listuar):

Futni Numrin e Listës Shtetërore të Kontrollit. Shembull: ML1.a. për nën-mitralozë ose 2B004 për presë të nxehtë isostatike.

Në rast të transferimit të softuerit apo të teknologjisë, duhet të identifikohet numri i listës së kontrollit të softuerit ose teknologjisë, si dhe pajisja me të cilën lidhet. Shembull: ML22.a., pasi lidhet me prodhimin e ML1.a. (kjo nënkupton teknologjinë e klasifikuar si ML22.a për prodhimin e “veglave” të klasifikuara në ML1.a.)

Vini re: Parashtruesi i kërkesës duhet të bëjë përpjekje që ta klasifikojë mallin në përputhje me Listën Shtetërore të Kontrollit. Klasifikimi përfundimtar përcaktohet nga Departamenti.

Valuta dhe vlera:

Futni valutën dhe vlerën e transaksionit të propozuar në përputhje me porosinë ose kontratën e blerjes.

Vlera duhet të shkruhet gjithmonë, edhe nëse mallrat u ofrohen klientit pa pagesë.

Vlera e harduerit duhet ta pasqyrojë çmimin e shitjes për çdo artikull të linjës pa kostot shtesë si paketimi dhe pagesa e transportit. Vlera për të dhënat teknike nuk mund të identifikohet si 0 euro, por duhet ta pasqyrojë riprodhimin, kostot e përpunimit dhe/ose koston e kontratës.

Sasia i artikujve:

Shënoni sasinë (p.sh. numrin/sasinë) e secilit artikull fundor, komponent kryesor dhe të sistemit (p.sh., 100 copë, 2000 kg, 500 l etj.).

Data e kontratës (nëse aplikohet):

Nëse ky aplikacion është në referencë me një kontratë, luteni që ta tregoni datën e kontratës.

Procedura doganore:

Tregoni procedurën përkatëse doganore për transaksionin e propozuar (si eksport, rieksport, eksport i përkohshëm, import, import i përkohshëm ose transit).

Afati kohor i përafërt i aktiviteteve të propozuara:

Jepeni një vlerësim të afatit kohor gjatë së cilit artikujt propozohen që të eksportohen, importohen ose tranzitohen. Në rast se kontrata i identifikon afatet e performancës, luteni që t’i shënoni ato.

Përshkrim i përdorimit fundit:

tregoni saktësisht qëllimin specifik të eksportit të kërkuar. Nuk mjafton thjesht deklarimi, “për përdorim në prodhimin e avionëve ushtarak”, “për rishitje” ose “për qëllime kërkimore”. Shpjegojeni natyrën e kërkimit. Jepeni informata rreth përshtatshmërisë së artikullit për përdorim të fundit. Informacioni i dhënë në këtë bllok është i rëndësishëm në përcaktimin e rezultatit të aplikimit tuaj, si në kohëzgjatjen e nevojshme për vlerësim dhe për vendosje.

Shembujt janë:

– “Për prodhimin e radarit AN/APR-100 në përputhje me marrëveshjen AF 123-99;” ose

– “Radari do të përdoret në Kontrollorët e Trafikut Civil të Avionëve nga Qeveria e Spanjës”.

Parashtruesi i kërkesës duhet ta kërkojë konfirmim me shkrim nga blerësi i huaj para se të aplikojë për licencë. Një aplikacion duhet t’i bashkëngjitet certifikata e përdorimit të fundit.

Pyetje në lidhje me përdorimin e fundit:

Ju lutemi përgjigjuni secilës prej pyetjeve duke e shënuar përgjigjen e duhur. Nëse përgjigjja juaj për ndonjërën nga pyetjet është “Po”, jepni informata shtesë.

Nënshkrimi i parashtruesit të kërkesës

Shkruajeni emrin dhe titullin e individit i cili do ta nënshkruajë formularin e aplikimit për licencë.

Vini re: Individi, emri i të cilit është shtypur në këtë fushë, duhet të jetë i autorizuar që ta nënshkruajë aplikacionin në emër të subjektit.

 

 

Si ta plotësoni aplikacionin për licencë për ofrimin e shërbimeve të ndërlidhura

 

Ofruesi i shërbimit

Shkruaje emrin dhe adresën e plotë të parashtruesit të kërkesës, duke përfshirë kodin ZIP, telefonin, faksin, e-mailin, uebfaqe, nr. reg./kodin e identifikimit, dhe numrin e identifikimit tatimor (PIB).

Shkruaje numrin e plotë të telefonit, përfshirë kodin e zonës.

Personi kontaktues:

Identifiko individët e njohur me transaksionin të cilët mund t’u përgjigjen pyetjeve nga stafi i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë ose nga agjenci tjera qeveritare. Individi duhet të jetë i përgatitur për t’iu përgjigjur pyetjeve procedurale dhe/ose teknike. Mund ta identifikoni më shumë se një individ dhe t’i tregoni fushat e tyre të ekspertizës (p.sh., Filan Fisteku – teknik, Basri Fishti– rregullator/proces). Mos identifikoni ndonjë individ që nuk është i njohur me transaksionin dhe nuk mund të përgjigjet.

Shkruaje numrin e plotë të telefonit, përfshirë kodin e zonës.

Eksportuesi në shtetin e huaj të origjinës:

Shkruaje emrin dhe adresën e plotë të eksportuesit në shtetin e huaj të origjinës duke i përfshirë detajet e kontaktit si telefoni, adresa, faksi, e-maili dhe uebfaqja.

Mos përdorni kuti postare ose adresa të tjera të përgjithshme ose të pasakta.

Vini re: Adresat jo të plota, të pasakta ose përdorimi i kutive postare mund të rezultojë në mosprocesim të aplikacionit tuaj.

Marrësi në shtetin e huaj të destinacionit:

Shkruaje emrin dhe adresën e plotë të marrësit duke i përfshirë detajet e kontaktit të marrësit në shtetin e huaj të destinacionit si telefoni, faksi, e-maili dhe uebfaqja.

Mos përdorni kuti postare ose adresa të tjera të përgjithshme ose të pasakta.

Gjithashtu futni këtu informatat për secilin importues, trasnportues, pranues të ndërmjetëm, nëse është ndryshe nga përdoruesi i fundit, përkatësisht blerësi i cili do ta pranojë dërgesën për magazinim, modifikim ose inkorporim në një artikull tjetër të fundit dhe për përcjelljen e mëvonshme tek përdoruesi i fundit. Blerësi i huaj mund të jetë në një shtet tjetër nga përdoruesi i jashtëm i fundit

Pranuesi i shërbimit/përdoruesi i fundit (nëse është i ndryshëm nga marrësi):

Shkruaje emrin dhe adresën e plotë duke përfshirë detajet e kontaktit si telefoni, faksi, e-maili dhe uebfaqja e përdoruesit të fundit.

Ministria nuk pranon kuti postare ose adresa të tjera të përgjithshme ose të pasakta pa letër shpjegimi/justifikimi.

Përdoruesi i fundit është subjekti që do ta merr posedimin përfundimtar të mallit, pavarësisht nga blerësi dhe marrësi i ndërmjetëm.

Mos e shkruani në këtë kuti marrësin e ndërmjetëm/importuesin (p.sh. personi i cili do t’i merr mallrat për lëvizje të mëtejshme tek blerësi i huaj ose përdoruesi i jashtëm i fundit, testim etj.) të cilët janë ose jo në të njëjtin vend si blerësi ose përdoruesi i fundit.

Vini re: Adresat jo të plota, të pasakta ose përdorimi i kutive postare mund të rezultojë në kthimin e aplikacionit pa ndërmarrë kurrfarë veprimi.

Palët e treta të përfshira, p.sh. agjentët  (nëse ka):

Parashtruesi i kërkesës duhet t’i identifikojnë të gjitha palët e treta të përfshira në transaksionin e propozuar. Sigurohuni se kërkesa jep detaje adekuate në lidhje me transaksionin dhe të gjitha palët e përfshira, duke i kushtuar vëmendje të veçantë sqarimit të roleve të tyre siç janë shpedicionet, agjentët ose përfaqësuesit dhe ndërmjetësit.

Shteti ku ofrohet shërbimi:

Futni kodin shtetëror ISO 3166 që përfaqëson shtetin ku ofrohet shërbimi. Në rast të importimit, tregoni vendin eksportues. Në rast të tranzitit, tregoni vendin e eksportimit.

Kodi shtetëror përfaqësohet si kod me dy shkronja (alfa-2) i cili është kodi i përgjithshëm. Për shembull: Maqedoni – MK; Mbretëria e Bashkuar – GB; Gjermani – DE; Shtetet e Bashkuara – US.

Këtu mund ta kërkoni kodin e saktë:

https://www.iso.org/obp/ui/#search

Shteti i huaj i origjinës/shteti i huaj i lokacionit të artikujve që janë objekt i shërbimeve:

Futni kodin shtetëror ISO 3166 që e përfaqëson shtetin e huaj nga i cili artikujt që janë objekt i shërbimeve e kanë origjinën ose ku artikujt janë vendosur përpara transferimit/eksportit.

Shihni më lart se ku mund t’i gjeni kodet e sakta të vendeve.

Shteti i huaj i cili i pranon (përfiton nga) shërbimet:

Futni kodin shtetëror ISO 3166 që r përfaqëson shtetin e huaj që i pranon artikujt ose përfitimet nga asistenca teknike.

Shihni më lart se ku mund t’i gjeni kodet e sakta të vendeve.

Valuta dhe vlera e shërbimit:

Futni valutën dhe vlerën e shërbimit të propozuar në përputhje me porosinë ose kontratën e blerjes.

Vlera duhet të shkruhet gjithmonë, edhe nëse shërbimet u ofrohen përfituesit pa pagesë.

Data e kontratës (nëse aplikohet):

Shkruajeni datën e kontratës, nëse ky aplikacion është në lidhje me ndonjë kontratë.

Afati kohor i përafërt i aktiviteteve të shërbimit:

Jepeni një vlerësim rreth afatit kohor gjatë së cilit do të ofrohen shërbimet e propozuara. Në rast se kontrata i identifikon afatet e performancës, luteni që t’i shënoni ato.

Lloji i shërbimeve – asistenca teknike, financimi, transporti:

Tregojeni llojin e shërbimit.

Përshkrimi i shërbimit (detajet teknike të aktivitetit të shërbimit):

Jepni detajet teknike të aktivitetit të shërbimit.

Një përshkrim i asistencës teknike duhet ta detajojë çdo asistencë teknike që lidhet me riparimin, zhvillimin, fabrikimin, montimin, testimin, mirëmbajtjen ose shërbimet tjera teknike, përfshirë në forma të tilla si udhëzime, trajnim, transmetim i njohurive ose aftësive të punës ose shërbimeve të konsulencës.

Përshkrimi i shërbimit për përdorim të fundit:

Artikujt ushtarak ose me përdorim të dyfishtë në lidhje me të cilat ofrohen shërbimet, dhe përdorimi specifik i fundit i artikujve

Përshkrimi i artikujve që i nënshtrohen shërbimeve:

Listoni çdo artikull, duke përfshirë në përshkrim emri i produktit dhe prodhuesin, nëse ka. Gjithashtu përfshini numrin/modelin e pjesës, të gjitha detajet specifike të çdo modifikimi dhe çdo hollësi tjetër (Nr serik, Numrat e Regjistrit të Shërbimit Abstrakt të Kimikatit), që ndihmon në sqarimin/identifikimin e artikujve (p.sh., numri i pjesës 1162-02 – diktung gome; AN/XXX-1 sistemi i komunikimit; Metil Fosfonildifluorid (CAS 676-99-3).

Vini re: Numrat e Regjistrit të CAS përdoren përgjithësisht për ta siguruar një identifikues unik dhe të pagabueshëm për substancat kimike. Numri i regjistrit CAS nuk ka ndonjë rëndësi kimike, por siguron një mënyrë të qartë për ta identifikuar një substancë kimike ose strukturë molekulare kur ka shumë emra të mundshëm sistematik, gjenerik, të pronarit ose të parëndësishëm.

Në rastin e transferimit të softuerit ose teknologjisë: identifikimi i softuerit ose të dhënave teknike që duhet të transferohen, artikulli përfundimtar ose sistemi i ndërlidhur, dhe lloji i të dhënave të përmbajtura në dokumentacion (p.sh., vizatime, skema, skica, informacione, etj.). Nëse eksportoni një dokument ose propozim të veçantë, shënoni titullin e saktë të dokumentit që eksportohet.

Në rastin e enkriptimit, jepeni një përshkrim të shkurtër teknik, duke , përfshirë qëllimin bazë të artikullit dhe llojin e enkriptimit të përdorur në produkt ose teknologji (p.sh., RC4 128-bit për e-mail të sigurt, 2048 RSA për shkëmbimin e çelësit).

Mos e shkruani “Shihni shkronjën e shpjegimit” ose “Shikoni broshurën”.

Vini re: Informacioni i identifikuar në këtë bllok futet direkt në sistemin kompjuterik të Departamentit dhe shtypet në formularin e licencës. Përshkrimi i shkurtër teknik është esencial.

Vini re: Mungesa e hollësive dhe përshkrimet e paplota ose mashtruese mund të rezultojë në vonesa të panevojshme në përpunimin e aplikacionit tuaj.

Sigurohuni që përshkrimi i mallrave përputhet me ato të Certifikatës së Përdorimit të Fundit. Nëse nuk e kontrolloni, aplikacioni juaj do t’ju kthehet, gjë që mund ta vonojë ndjeshëm kohën e përpunimit

Përdorni të njëjtin përshkrim në çdo dokumentacion të eksportit, në mënyrë që Departamenti dhe Doganat të mund ta lidhin çdo licencë me dokumentacionin e transportit dhe, nëse është e nevojshme, vetë kontejnerët.

Sistemi i harmonizuar ose Kodi i Kombinuar i Nomenklaturës (nëse është e aplikueshme 8 shifra; Numri CAS, nëse është i disponueshëm):

Futni kodin doganor me tetë (8) shifra të Sistemit të Harmonizuar për çdo artikull.

Vini re: Kodet doganore të Sistemit të Harmonizuar konsiderohen si ndihmë për interpretimin e fushëveprimit të kontrolleve, por nuk e përcaktojnë statusin e kontrollit të një artikulli.

Numri i listës së kontrollit (për artikujt e listuar):

Futni Numrin e Listës Shtetërore të Kontrollit. Shembull: ML1.a. për nën-mitralozë ose 2B004 për presë të nxehtë isostatike.

Në rast të transferimit të softuerit apo të teknologjisë, duhet të identifikohet numri i listës së kontrollit të softuerit ose teknologjisë, si dhe pajisja me të cilën lidhet. Shembull: ML22.a., pasi lidhet me prodhimin e ML1.a. (kjo nënkupton teknologjinë e klasifikuar si ML22.a për prodhimin e “veglave” të klasifikuara në ML1.a.)

Vini re: Parashtruesi i kërkesës duhet të bëjë përpjekje që ta klasifikojë mallin në përputhje me Listën Shtetërore të Kontrollit. Klasifikimi përfundimtar përcaktohet nga Departamenti.

Valuta dhe vlera:

Futni valutën dhe vlerën e transaksionit të propozuar në përputhje me porosinë ose kontratën e blerjes.

Vlera duhet të shkruhet gjithmonë, edhe nëse mallrat u ofrohen klientit pa pagesë.

Vlera e harduerit duhet ta pasqyrojë çmimin e shitjes për çdo artikull të linjës pa kostot shtesë si paketimi dhe pagesa e transportit. Vlera për të dhënat teknike nuk mund të identifikohet si 0 euro, por duhet ta pasqyrojë riprodhimin, kostot e përpunimit dhe/ose koston e kontratës.

Sasia i artikujve:

Shënoni sasinë (p.sh. numrin/sasinë) e secilit artikull fundor, komponent kryesor dhe të sistemit (p.sh., 100 copë, 2000 kg, 500 l etj.).

Pyetje në lidhje me përdorimin e fundit:

Ju lutemi përgjigjuni secilës prej pyetjeve duke e shënuar përgjigjen e duhur. Nëse përgjigjja juaj për ndonjërën nga pyetjet është “Po”, jepni informata shtesë.

Informatat shtesë që mund ta lehtësojë shqyrtimin ekspeditiv të aplikacionit:

Ju mund të ofroni informata të rëndësishme mbi miratimet dhe refuzimet e mëparshme që do të sigurojnë përpunimin adekuat dhe në kohë të aplikacionit tuaj.

Lista e dokumenteve të bashkangjitura këtij aplikacioni:

Listoni dokumentet mbështetëse të bashkangjitura këtij aplikacioni, siç janë kontratat, specifikimet teknike dhe certifikatat e përdorimit të fundit.

Nënshkrimi i parashtruesit të kërkesës

Shkruajeni emrin dhe titullin e individit i cili do ta nënshkruajë formularin e aplikimit për licencë.

Vini re: Individi, emri i të cilit është shtypur në këtë fushë, duhet të jetë i autorizuar që ta nënshkruajë aplikacionin në emër të subjektit.

Kthehu ne faqe kryesore

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors