Regjistrimi i tregtarit strategjik

Të gjithë eksportuesit, importuesit dhe ofruesit e shërbimeve (brokerët, transportuesit dhe ofruesit e asistencës financiare dhe teknike) duhet të regjistrohen pranë Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë përpara se të angazhohen në aktivitetet e kontrolluara sipas Ligjit për Tregtinë e Mallrave Strategjike dhe të aplikojnë për licenca.

Qëllimi i kërkesës për regjistrim është:

  • T’i identifikojë të gjithë personat në Kosovë të angazhuar në tregtinë strategjike
  • Për të siguruar se tregtarët janë të familjarizuar me dispozitat dhe kërkesat përkatëse të Ligjit për tregtinë me mallra strategjike
  • Ta mundësojë Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë që ta verifikojë natyrën e mirëbesimit të tregtarëve

Si bëhet regjistrimi

Regjistrimi është parakusht për të aplikuar për licencë të eksportit, importit apo ofrimit të shërbimeve të ndërlidhura.

Çdo person që dëshiron të futet në Regjistrin e Tregtarëve Strategjik duhet ta dorëzojë aplikacionin në – formatin standard të nënshkruar si dhe dokumentet përkatëse në Departamentin për Kontrollin e Tregtisë me Mallrat Strategjike (DKTMS) në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

Të gjitha kërkesat duhet të plotësohen në gjuhët zyrtare. Aplikacioni është në dispozicion këtu. [Vini re: kjo duhet të lidhet me formularin e aplikimit për regjistrim.]

Dokumentet e bashkangjitura në kërkesë pranohen në gjuhët zyrtare ose në gjuhën angleze.

Kërkesës duhet t’i bashkëngjiten këto dokumente:

  • Përshkrimi i aktiviteteve tregtare të kaluara dhe përshkrimin e aktiviteteve të planifikuara në të ardhmen, duke përfshirë:
    • Llojet e mallrave që prodhohen
    • Llojet e mallrave, softuerëve ose teknologjive që parashtruesi i kërkesës synon të eksportojë ose të importojë
    • Shërbimet që tregtari ka ndërmend t’i ofrojë
    • Përshkrimi i shkurtër i aktiviteteve tregtare të hershme dhe të tanishme dhe vendeve me të cilat është bërë tregtia e jashtme
  • Listën e punonjësve të angazhuar në ofrimin e shërbimeve në lidhje me mallrat strategjike, duke përfshirë numrat e tyre personal të identifikimit, datat e lindjes, adresat dhe numrat e telefonit, nëse parashtruesi i kërkesës është person juridik
  • Kopjen e licencave të veprimtarisë përkatëse që kërkohet për t’i trajtuar mallrat strategjike brenda vendit, nëse është e aplikueshme
  • Çdo informacion shtesë që DKTMS mund ta kërkojë

Sa kohë merr regjistrimi?

DKTMS e shqyrton aplikacionin dhe merr vendim brenda 30 ditëve pas pranimit të aplikacionit për përpunim.

Nëse Departamenti kërkon informata shtesë për ta marrë një vendim ose nëse informacioni i paraqitur kërkon verifikim shtesë, atëherë afati i fundit për shqyrtimin e aplikacionit mund të zgjatet për 45 ditë. Njoftimi i dërgohet parashtruesit të kërkesës.

Vendimmarrja

DKTMS e refuzon regjistrimin nëse:

  • Parashtruesi i kërkesës paraqet rrejshëm ose fshehë faktet materiale ose dorëzon informata çorientuese, përfshirë dorëzimin e dokumenteve të falsifikuara që lidhen me parashtruesin e kërkesës
  • Brenda pesë (5) viteve të kaluara, parashtruesi i kërkesës ka qenë përgjegjës për shkeljen e Ligjit për tregtinë me mallra strategjike, aktet e tij nënligjore ose për shkeljen e dispozitave tjera ligjore që kanë të bëjnë me sigurinë shtetërore
  • Brenda pesë (5) viteve të kaluara, parashtruesi i kërkesës ka qenë përgjegjës për shkeljen e sanksioneve ose embargos ndërkombëtare;
  • Parashtruesi i kërkesës është akuzuar penalisht për shkelje të Ligjit për Tregtinë me Mallra Strategjike ose akteve nënligjore të tij, ose kanë filluar procedurat civile ose penale lidhur me sigurinë shtetërore lidhur me parashtruesin e kërkesës
  • Ekzistojnë shqetësime të tjera të sigurisë shtetërore

Hyrja në Regjistër

Nëse DKTMS vendosë që ta regjistrojë parashtruesin e kërkesës, Ministria e lëshon një letër ose certifikatë elektronike të regjistrimit që e mban numrin e regjistrimit, datën e validimit dhe informacionin tjetër përkatës.

Çdo person i regjistruar duhet ta jep numrin e regjistrimit gjatë përgatitjes dhe dorëzimit të kërkesës për licencë dhe dokumenteve të tjera relevante dhe në komunikimin me DKTMS dhe Komisionin.

Si ta ndryshoni regjistrimin

Nëse ndodh ndonjë ndryshim në përmbajtjen e informacionit të certifikatës së regjistrimit, tregtari i regjistruar duhet të aplikojë për ndryshimin e regjistrimit dhe ta paraqesë një kërkesë me shkrim në DKTMS.

Nëse është e  nevojshme, DKTMS mund të kërkojë dokumente shtesë.

DKTMS gjithashtu mund të refuzojë ndryshimin e regjistrimit në bazë të këtyre arsyeve:

  • Parashtruesi i kërkesës paraqet rrejshëm ose fshehë faktet materiale ose dorëzon informata çorientuese, përfshirë dorëzimin e dokumenteve të rrejshëm
  • Parashtruesi i kërkesës është akuzuar penalisht për shkelje të Ligjit për Tregtinë me Mallra Strategjike ose akteve nënligjore të tij, ose kanë filluar procedurat civile ose penale lidhur me sigurinë shtetërore lidhur me parashtruesin e kërkesës
  • Ekzistojnë shqetësime të tjera të sigurisë shtetërore

Fshirja nga Regjistri

Një person mund të fshihet nga regjistri:

  • Me kërkesë të personit të regjistruar në regjistër
  • Nëse dalin fakte të reja të cilat po të ishin ditur nga DKTMS ose po të ekzistonin në kohën e paraqitjes së kërkesës do të kishin rezultuar me refuzim
  • Nëse parashtruesi i kërkesës ka qenë përgjegjës për shkeljen e Ligjit për tregtinë me mallra strategjike, aktet e tij nënligjore ose për shkeljen e dispozitave tjera ligjore që kanë të bëjnë me sigurinë shtetërore;
  • Nëse personi që hyn në regjistër shkel ndonjë sanksion ndërkombëtar ose embargo të detyrueshme për Kosovën
  • Vdes personi fizik i cili është futur në regjistër
  • Vdes personi juridik i cili është futur në regjistër

Kthehu ne faqe kryesore

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors