Në mënyrë që të përligjet ndjekja penale, duhet të plotësohen tre elemente:
- Personi juridik ose fizik, ose personi përgjegjës i personit juridik, ka kryer një shkelje sipas nenit 28 të ligjit; [Vini re: teksti në të kaltër duhet të lidhet me faqen e Zbatimit të Kontrollit të Tregtisë Strategjike]
- Shkelja është kryer me dashje; dhe
- Shkelja ka rezultuar me pasoja serioze për sigurinë e shtetit, politikën e jashtme ose sigurinë publike..
Gjykata mund t’i shqiptojë dënimet e mëposhtme nëse personi është dënuar për një krim:
- Burgim prej 1 deri 10 vite ose gjobë deri në 30.000 €
- Në raste të veçanta, personi mund të dënohet me gjobë e cila është katër herë më e madhe se vlera e mallrave
- Gjykata vendos edhe për konfiskimin e mallrave që janë pjesë e shkeljes.
- Personi fizik ose juridik i cili me dashje e kryen shkeljen e ligjit mund t’i nënshtrohet ndalimit të ushtrimit të veprimtarisë afariste