Aplikacioni për licencë
Për ta marrë licencën individuale ose globale, ju duhet ta parashtroni aplikacionin standard, përfshirë dokumentet që i plotësojnë kërkesat relevante, pranë Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.
Aplikacioni për licencë për eksport, import, transit, trans-ngarkim, broker, ose rieksport ose ritransferim jashtë-territorial të mallrave strategjike është në dispozicion këtu.
Kliko këtu për udhëzime se si ta plotësoni aplikacionin për licencë për eksport, import, transit, trans-ngarkim, brokerim ose rieksport ose ri-transferim jashtë-territorial të artikujve strategjik. [Vini re: kjo duhet të lidhet me faqen ‘Si të plotësohet aplikacioni për licencë për ofrimin e shërbimeve të ndërlidhura’]
Kliko këtu për udhëzime se si të plotësoni aplikacionin për licencë për ofrimin e shërbimeve tjera të ndërlidhura, siç janë transportimi, financimi ose asistenca teknike për mallrat e kontrolluar strategjik. [Vini re: kjo duhet të lidhet me faqen ‘Si ta plotësoni aplikacionin për licencë për eksport, import, transit, trans-ngarkim, brokerim ose rieksport ose ri-transferim jashtë-territorial të artikujve strategjik]
Aplikacioni duhet të nënshkruhet personalisht nga parashtruesi i kërkesës, qoftë personi fizik ose përfaqësuesi zyrtar i personit juridik. Parashtruesi i kërkesës duhet të konfirmojë në aplikacion se ai ose ajo menjëherë do ta njoftojë Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë në rastet kur ai ose ajo bie në dijeni për informatat që kanë të bëjnë me përdorimin e mallrave, në tërësi ose pjesërisht, për zhvillimin, prodhimin, përdorimin, mirëmbajtjen, magazinimin, detektimin, identifikimin ose shpërndarjen e armëve kimike, biologjike ose nukleare ose pajisjeve të tjera atomike ose mjetet e tyre të dërgimit, për qëllime ushtarake ose për qëllime të rrezikimit të sigurisë kombëtare.
Të gjitha aplikacionet duhet të dorëzohen në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë në gjuhët zyrtare.
Kërkesat për dokumentacion shtesë
Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten këto dokumente:
- Një kopje e licencës ose lejes së veprimtarisë, nëse kërkohet për transaksione ose aktivitete që përfshijnë artikujt
- Dokumentet që pasqyrojnë cilësinë dhe specifikimet teknike të mallrave strategjike siç janë përbërjet kimike dhe numri i regjistrimit të Shërbimit Abstrakt për Kemikate (CAS), nëse ekziston një numër i tillë, si p.sh.:
- Manuali i produktit, përshkrimi teknik dhe/ose operacional i artikujve në fjalë, dhe skemën ose ndonjë dokument tjetër që i identifikon pjesët dhe komponentët që e përbëjnë artikullin, janë shembuj të dokumenteve që identifikojnë specifikimet teknike të mallit strategjik
- Përcaktimi i klasifikimit të mallrave strategjike i lëshuar nga Ministria gjithashtu siguron dëshmi të specifikimeve teknike të artikullit në fjalë
- Do të sigurohet, nëse është e disponueshme, kontrata për mallrat që do të eksportohen, importohen, tranzitohen, rieksportohen, ri-transferohen ose për shërbimet e ndërlidhura
- Duhet të demonstroni se ekziston marrëdhënia tregtare midis palëve në transaksion dhe se dërguesi, marrësi dhe ndërmjetësit në transaksion e kuptojnë llojin, sasinë dhe vlerën e mallrave strategjike dhe informatat tjera të identifikuara në aplikacionin për licencës të dorëzuar në Ministri
- Në mungesë të kontratës, mund ta dorëzoni urdhër-blerjen ose urdhër-blerjet nga përdoruesi i fundit i regjistruar, dërguesit dhe/ose marrësit që ofrojnë dëshmi të transaksionit dhe pasqyrojnë informacionin e identifikuar në aplikacionin e licencës të dorëzuar në Ministri
- Gjithashtu mund ta dorëzoni certifikatën e origjinës dhe ndonjë dokument tjetër për të treguar se mallrat janë me prejardhje nga Kosova ose e kanë origjinën në një shtet që nuk kërkon që pala në transaksion ta merr autorizimin paraprak para se ta lejojë eksportin, importin ose lëvizjen e mallrave në fjalë përmes territorit të atij shteti
- Për çdo transaksion ndryshe nga importi, Ministria mund të kërkojë konfirmimin e përdoruesit të fundit rreth afateve dhe kushteve që lidhen me përdorimin e fundit ose një dokument të kontrollit të përdorimit të fundit të lëshuar nga autoriteti përkatës i shtetit të destinacionit, me kushte specifike; për më shumë informata, shikoni Dokumentacioni i përdorimit të fundit
- Në rastin e eksportit dhe rieksportit, duhet ta dorëzoni një dokument origjinal të kontrollit të përdorimit të fundit
- Në rastin e transmetimit elektronik të teknologjisë, Ministria mund të kërkojë që ta dorëzoni një kopje të planit të sigurisë së rrjetit të informacionit. Plani i sigurisë së rrjetit të informacionit duhet të përfshijë informata të tilla si masat anti-virus, masat anti-spyware, mekanizmat e ‘firewall’ dhe masat e enkriptimit të të dhënave për ta parandaluar qasjen e paautorizuar në rrjet, sigurinë e ‘wireless’, sigurinë e harduerit të rrjetit dhe mbrojtjen e dhe integritetin e të dhënave
- Ju mund të paraqisni dokumente tjera që i konsideroni të rëndësishme për shqyrtimin e përshpejtuar të kërkesës
Dokumentet duhet të dorëzohen në letër ose format elektronik në PDF.
Dokumentet e bashkangjitura një aplikacioni, me përjashtim të dokumenteve të paraqitura në gjuhët zyrtare dhe në gjuhën angleze, duhet të sigurohen me përkthim në gjuhët zyrtare ose në anglisht, sipas rastit.