Lista Shtetërore e Kontrollit e Kosovës
Kosova i ka dy Lista Shtetërore të Kontrollit: Listën Ushtarake dhe Listën e artikujve dhe teknologjisë me përdorim të dyfishtë. Të dyja këto janë të bazuara në listat e kontrollit të Bashkimit Evropian. [Vini re: teksti i kaltër duhet të lidhet me listat.]
Lista ushtarake përbëhet nga 22 kategori “ML”. Ajo aplikohet për artikujt e projektuar, të zhvilluar, të montuar, të prodhuar, të përshtatur, të konfiguruar ose të modifikuar posaçërisht për ndonjë aplikim ushtarak. Ajo përfshinë produktet e tëra, si dhe montazhet, aksesorët, bashkëngjitjet, pajisjet e ndërlidhura, pjesët, komponentët, teknologjinë dhe softuerin e projektuar posaçërisht. Këta artikuj kontrollohen si artikuj ushtarak edhe kur përdoren në aplikime thjesht civile.
Lista e artikujve dhe teknologjisë me përdorim të dyfishtë përmban artikuj që janë të dizajnuar për përdorim komercial, por gjithashtu mund të përdoren për aplikime ushtarake. Shumë artikuj me përdorim të dyfishtë kanë performancë që është e barabartë ose më e mirë sesa ekuivalenti ushtarak, prandaj ato kontrollohen. Lista e përdorimit të dyfishtë përbëhet nga 10 kategori të artikujve.
Lista e përdorimit të dyfishtë e përdorë një sistem numërimi me pesë karaktere për t’i identifikuar artikujt e kontrolluar.
Karakteri i parë tregon kategorinë (llojin) e artikullit të kontrolluar:
0 Materiale, objekte dhe pajisje nukleare
1 Materialet speciale dhe pajisjet e ndërlidhura
2 Përpunimi i materialeve
3 Elektronika
4 Kompjuterët
5 Telekomunikimet (Pjesa 1) dhe Siguria e Informatave (Pjesa 2)
6 Sensorët dhe laserët
7 Navigimi dhe avionika
8 Marina
9 Hapësira ajrore dhe forca shtytëse (propulsioni)
Karakteri i dytë identifikon nënkategorinë:
A. Sistemet, pajisjet dhe komponentet
B. Pajisjet për testim, inspektim dhe prodhim
C. Materialet
D. Softueri
E. Teknologjia
Karakteri i tretë tregon regjimin multilateral të eksportit nga i cili buron kontrolli:
0 Marrëveshja e Wassenaar-it
1 Regjimi i kontrollit të teknologjisë raketore
2 Grupi i furnizuesve nuclear
3 Grupi Australia
4 Konventa për armët kimike
5 Nuk shfrytëzohet
6 Nuk shfrytëzohet
7 Nuk shfrytëzohet
8 Nuk shfrytëzohet
9 I rezervuar për kontrollet shtetërore
Dy shifrat e fundit d tregojnë artikullin e kontrolluar.
Teksti i listës së kontrollit
Listat shtetërore të kontrollit përdorin shprehje dhe gjuhë të caktuar me domethënie specifike. Është e domosdoshme që të kuptohet radhitja e hyrjeve dhe përdorimi i gjuhës në mënyrë që të kuptohet qëllimi i plotë i çdo kontrolli. Shembuj të shprehjeve dhe gjuhës janë:
- I projektuar posaçërisht: Artikulli është projektuar vetëm për një qëllim të veçantë; në përgjithësi kjo përdoret për artikujt ‘e projektuar posaçërisht’ për përdorim ushtarak)
- I modifikuar për përdorim ushtarak: Kërkon që një ose më shumë komponentë të projektuar posaçërisht për përdorim ushtarak t’i shtohen ndonjë artikulli
- I projektuar për: Artikulli fillimisht ishte përdorur për ndonjë aplikim të veçantë, por mund të ketë edhe aplikime të tjera
- Si në vazhdim: I paraprin artikujve të veçantë të përfshirë në kontroll
- Të gjithë: Kur përdoret në titull, kjo do të thotë se të gjitha parametrat duhet të plotësohen
- Ose: Nëse plotësohet cilido nga parametrat e kontrollit, artikulli kontrollohet
Ekzistojnë tri lloje të “shënimeve” në listë:
- Vini re: Në përgjithësi përdoret për ta sqaruar statusin e kontrollit të artikullit dhe, në shumicën e rasteve, për ta hequr artikullin nga kontrolli
- Shënim teknik: Përdoret për ta zgjeruar kuptimin e kontrollit dhe shpesh për t’i shpjeguar shprehjet në një hyrje të kontrollit
- N.B.: Përdoret si “shtyllë drejtuese” për ta drejtuar përdoruesin në një zonë tjetër të listës së kontrollit
Klasifikimi i mallrave
Klasifikimi i mallrave është proces i kategorizimit të artikullit për të përcaktuar nëse është përfshirë në Listën Shtetërore të Kontrollit. Është rreptësishtë vendim teknik për një produkt apo shërbim. Destinacioni i artikullit ose përdorimi i fundit nuk përcakton nëse artikulli shfaqet në Listat Shtetërore të Kontrollit.
Kush është përgjegjës për klasifikimin e mallrave?
Në Kosovë, industria është përgjegjëse për klasifikimin e saktë të artikullit. Para se të aplikoni për licencë, duhet të bëni përpjekje për ta klasifikuar mallin. Megjithatë, nëse nuk jeni të sigurt nëse një produkt kërkon licencë ose jo, zyrtarët e licencimit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë janë në dispozicion për të ndihmuar me klasifikimin. Formulari i kërkesës për klasifikimin e mallrave është në dispozicion këtu.
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë e merr vendimin përfundimtar për klasifikimin korrekt të mallrave.
Cili është procesi që duhet ndjekur?
Hapi i parë është që të identifikohet nëse artikujt duhet të vlerësohen kundrejt listës së ushtarak ose listës me përdorim të dyfishtë. Vendimi përgjithësisht bazohet në atë se për çka mallrat fillimisht janë projektuar ose për çka janë modifikuar.
Për ta përcaktuar dizajnin origjinal të artikullit, ju duhen informatat rreth origjinës dhe historisë së mallit:
- Për çfarë qëllimi u krijua artikulli?
- Kush e financoi zhvillimin e artikullit dhe në çfarë projekti?
- Si u përdor fillimisht artikulli?
- A është projektuar ose modifikuar posaçërisht për përdorim ushtarak?
- A është ndryshuar me kalimin e kohës?
- Cilat janë karakteristikat e posaçme të artikullit? A përputhet me standardet ushtarake?
Informacioni i nevojshëm për klasifikimin e mallrave përfshinë qëllimin origjinal të dizajnit, broshurat dhe fletët e të dhënave, llojin dhe funksionin e artikullit dhe parametrat teknike të artikullit.
Nëse literatura e produktit nuk përmban informata të mjaftueshme teknike për të klasifikuar artikullin në mënyrë të drejtë, duhet të bëni njërën nga të mëposhtmet:
- Punoni me informatat nga literatura e produktit dhe bëni kalkulimet për t’i gjeneruar specifikimet teknike që ju nevojiten
- Flisni me ndonjë ekspert të fushës me përvojë, i cili mund të dijë më shumë për artikullin
- Telefononi prodhuesin për ta marrë informatën
- Kontaktojeni Departamentin për Kontrollin e Tregtisë me Mallrat Strategjike
Pasi të keni vendosur se një artikull klasifikohet brenda një grupi të caktuar të produkteve, duhet të vendosni se cila hyrje brenda grupit të produktit e mbulon artikullin duke i ndjekur këto udhëzime:
- Filloni duke lexuar titullin e çdo hyrjeje
- Zgjidhe një ose më shumë tituj të cilat më së afërmi e përshkruajnë artikullin tënd
- Duke përdorur informacionin në dispozicion të produktit, zgjidheni hyrjen më të përshtatshme për artikulli
