Këshilltar i lartë politik
Besart Dreshaj
Besart Dreshaj është i lindur më 2 shkurt 1987, në Vrellë të Istogut
Ka kryer Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, drejtimi Menaxhment dhe Informatikë, njëkohësisht është duke vazhduar studimet postdiplomike. Gjatë studimeve ka qenë përfitues i bursës, për tre vjet, nga Fondacioni gjerman “Konrade Adenauer Stiftung” (KAS).
Aktualisht është këshilltar politik i ministres së Tregtisë dhe Industrisë.
Z.Dreshaj ka qenë shef i Kabinetit të kryetarit të Komunës së Istogut, gjatë periudhës korrik 2014-janar 2015. Ka qenë asamblist i LDK-së në Kuvendin Komunal në Istog, gjatë periudhës nëntor 2009 – nëntor 2013, si dhe anëtar i Komitetit për Politik dhe Financa.
Aktualisht është nënkryetar i Kryesisë Qendrore i Forumit të Rinisë së LDK-së, anëtar i Kryesisë së degës së LDK-së në Istog, si dhe kryetar i Forumit të Rinisë së LDK-së, në Istog.
Gjatë periudhës shkurt 2008 – shkurt 2010 ka qenë kryetar i Unionit Studentor në Universitetin e Prishtinës. Ndërsa, gjatë periudhës 12.05.2007, deri më 30.01.2008, ka qenë kryetar i Organizatës së Re Studentore të Universitetit të Prishtinës.
Z. Dreshaj ka qenë drejtor i Departamentit të Shitjes në ndërmarrjen “MC FOOD” sh.p.k, (1.03.2012 – 30.06.2014). Po ashtu ka qenë menaxher në ndërmarrjen "Olsi Hair System KS" sh.p,k, (1.06.2010 -30.05.2011).
Dreshaj është pjesëmarrës në shumë trajnime të avancuara nga institucione prestigjioze brenda dhe jashtë Kosovës, seminare edhe konferenca të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, si: “Kosova në Unionin Evropian ose UE në Kosovë”, “Ekonomia dhe tregu social”, “Komunikimi për media“, “Menaxhimi i Biznesit”, “Kriteret e Bashkimit Evropian”, “Pasqyrimi i nevojave të komuniteteve”, ”Qeverisja e mirë”, “Lidershipi dhe komuniteti”.
Ka përfunduar trajnimet e organizuara nga OSCE-ja, si: "Politikanët e Rinj" dhe “Menaxhimi i strukturave politike”.
Aktualisht është anëtar i Keshillit të pergjithshëm të LDK-së
Adresa:
Lagjja e Spitalit, rr. "Muharrem Fejza", 100000 – Prishtinë
Kontakt:
+381 38 200 36 523
E-mail:
besart.dreshaj@rks-gov.net