Udhëzues për kontrollet ‘Catch-All’

Proliferimi i armëve të shkatërrimit në masë (ASHM) dhe mjetet e tyre të dërgimit përbën kërcënim për stabilitetin rajonal dhe global. Një gamë e gjerë e artikujve dhe materialeve industriale mund të ndihmojnë programet e ASHM-ve dhe proliferatorët e mundshëm. Megjithatë, me qëllim të kufizimit të barrës mbi eksportuesit, vetëm artikujt më kritikë paraqiten në Listën shtetërore të kontrollit të artikujve dhe teknologjisë me përdorim të dyfishtë dhe kërkojnë automatikisht licencë kur i nënshtrohen tregtisë ndërkufitare.

Efektiviteti i kontrolleve të tregtisë strategjike në mbarë botën e ka bërë më të vështirë për proliferatorët që të blejnë artikuj të kontrolluar. Prandaj, proliferatorët shpesh synojnë t’i anashkalojnë kontrollet për artikujt që shfaqen në listat kombëtare të kontrollit, duke marrë artikuj më pak të sofistikuar dhe të palistuar që ende mund të japin kontribute kuptimplote për ASHM dhe mjetet e tyre të dërgimit.

Për ta penguar përhapjen e artikujve të ndjeshëm, bashkësia ndërkombëtare është fokusuar tek përdoruesi i fundit – pala të cilës i transportohet artikulli – dhe përdorimi i fundit – qëllimi i synuar i artikullit. Në veçanti, qeveritë janë të shqetësuara nëse artikujt janë të destinuar që të përdoren për ASHM ose qëllime konvencionale ushtarake. Këto kontrolle ‘catch all’ (gjithëpërfshirëse) kërkojnë që personi ta merr licencën për të eksportuar, tranzituar, transferuar ose ofruar shërbime të ndërlidhura me artikujt e palistuar kur ka arsye për të besuar se artikujt e tillë kanë për synim përdorimin e fundit ose përdoruesin e fundit që lidhet me ASHM ose për përdorim ushtarak në një destinacion nën embargo.

Kontrollet ‘catch all’ të përdorimit të fundit aplikohen për:

  • Artikujt e palistuar me përdorim të dyfishtë kanë për synim apo mund të përdoren, në  tërësi  ose  pjesërisht  në  lidhje  me  zhvillimin,  prodhimin, trajtimin, operimin, mirëmbajtjen, magazinimin, identifikimin, detektimin ose përhapjen e armëve kimike, biologjike ose nukleare ose pajisjeve tjera eksplozive nukleare, ose për zhvillimin, prodhimin, mirëmbajtjen, ose magazinimin e mjeteve për dërgimin e tyre;
  • Artikujt e palistuar me përdorim të dyfishtë që kanë ose mund ta kenë për synim përdorimin në pajisje ushtarake në një destinacion nën embargo, i cili vendoset nga qëndrimi i përbashkët ose veprimi i përbashkët i adoptuar nga Këshilli Evropian; të vendosur nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë; ose të vendosura me rezolutë të detyrueshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Kontrolli aplikohet për çdo eksport, transit, trans-ngarkim ose ofrimin e shërbimeve të ndërlidhura që përfshijnë një subjekt të vendosur në destinacione të tilla, duke përfshirë blerësit, marrësit dhe përdoruesit e fundit. Ky kontroll aplikohet kur destinacioni nën embargo është destinacioni i fundit i pajisjeve që do të vihen në përdorim të fundit ushtarak, e jo vetëm destinacion i artikujve me përdorim të dyfishtë.

Kontrolli ‘catch all’ aktivizohet në njërën nga rrethanat e mëposhtme:

  • Nëse Ministria ju informon se një transaksion specifik i nënshtrohet kërkesës për licencë sepse artikujt e palistuar të përfshirë kanë ose mund ta kenë për synim, plotësisht ose pjesërisht, përdorimin në lidhje me ASHM, mjetet e tyre të dërgimit, ose për përdorim të fundit ushtarak në një destinacion nën embargo.
  • Nëse jeni të vetëdijshëm se eksporti, tranzitimi, trans-ngarkim i propozuar i mallrave të palistuara ose ofrimi i shërbimeve të ndërlidhura ka ose mund ta ketë për synim ndonjë nga përdorimet e përshkruara më sipër. Në raste të tilla, ju duhet ta informoni Ministrinë, e cila do të vendosë dhe ju njofton nëse duhet të aplikoni për licencë. Kështu, sipërmarrësi duhet të kërkojë informata për çdo rrezik që lidhet me transaksionin dhe të mbledhë informata rreth përdoruesit të fundit dhe përdorimit të fundit të produktit në formën e dokumentacionit të përdorimit të fundit/përdoruesit të fundit.

Gjërat që duhet shikuar gjatë transaksionit

Përdoreni këtë listë-kontrolli të “flamujve të kuq” si indikatorë të shqetësimeve lidhur me përdorimin /përdoruesin e fundit:

  • Konsumatori ose agjenti blerës ngurron që të ofrojë informata për përdorimin e fundit të artikullit.
  • Konsumatori ngurron të japë përgjigje të qarta për çështjet komerciale ose teknike që janë normale në negociatat rutinë.
  • Jepet ndonjë sqarim jo bindës për atë se përse kërkohen artikujt, duke pasur parasysh biznesin normal të klientit ose sofistikimin teknik të artikujve, siç është porosia për kompjuterë të sofistikuar për një furrë të vogël buke.
  • Artikujt e porositur nuk përputhen me nivelin teknik të shtetit në të cilin po dërgohen, siç janë pajisjet për prodhimin e gjysmëpërçuesve që dërgohen në një shtet që nuk ka industri elektronike.
  • Kushtet jashtëzakonisht të favorshme të pagesave p.sh. ofrohet çmimi më i lartë dhe/ose pagesa me para në dorë.
  • Konsumatori ka përvojë të shkurtër ose s’ka fare përvojë në biznes.
  • Konsumatori është i panjohur me karakteristikat e performancës së produktit, por ende e dëshiron produktin.
  • Shërbimi i instalimit, trajnimit ose mirëmbajtjes rutinore nuk pranohet nga konsumatori.
  • Datat e livrimit janë të paqarta, ose të livrueshmet janë planifikuar të bëhen jashtë destinacioneve.
  • Firma e shpedicionit është listuar si destinacioni i fundit i produktit.
  • Kërkohen aranzhime të pazakonta të transportit, paketimit ose etiketimit
  • Kur pyetet, blerësi mundohet ta shmangë përgjigjen dhe është veçanërisht i paqartë nëse produkti i blerë është për përdorim vendor, eksport ose rieksport.
  • Klienti është i ri për ju, dhe nuk e njihni plotësisht
  • Lokacioni i instalimit është një zonë nën kontroll të rreptë të sigurisë ose është një zonë ku qasja është ashpër e kufizuar ose është e pazakontë në kuptim të llojit të pajisjeve që po instalohen
  • Ekzistojnë kërkesa të pazakonta për konfidencialitet të tepërt në lidhje me destinacionet e fundit, ose konsumatorët, ose specifikimet e artikujve
  • Ekzistojnë kërkesa për pjesë të tepërta rezervë ose mungesë interesi për pjesë rezervë
  • Dilleri që po ia shitni mallrat, është i ri për ju, ose i shmangë përgjigjet në lidhje me konsumatorët
  • Konsumatori ose shfrytëzuesi i fundit është ndonjë organ kërkimor ushtarak ose qeveritar
  • Vetë porosia është e pazakontë në çdo mënyrë, p.sh. sasia ose aftësitë e performancës së mallrave të porositura në mënyrë të konsiderueshme tejkalojnë, pa ndonjë shpjegim të kënaqshëm, sasinë ose performancën e kërkuar normalisht për përdorimin e deklaruar të fundit.

 

Nëse keni arsye që të besoni se ka ndodhur një shkelje, ju mund ta njoftoni Ministrinë duke telefonuar në [futur numrin e telefonit] ose duke dërguar e-mail në [shëno adresën e e-mailit].

 

Aplikacioni për licencë

 

Nëse transaksioni juaj me artikujt e palistuar i nënshtrohet kërkesës për licencë nën kontrollet ‘catch all’, atëherë Ministria zakonisht do t’ju informojë me shkresë, faks, e-mail ose telefon.

Aplikacioni për licencë dorëzohet sipas procedurës së rregullt (shih Licencimin e Tregtisë Strategjike). Në bazë të informacionit që ju e ofroni ose ndonjë informacioni tjetër në dispozicion, Komisioni për Kontrollin e Tregtisë me Mallra Strategjike e shqyrton nëse duhet të jepet licenca.

Ky vlerësim bazohet në një sërë arsyesh, duke përfshirë:

  • A ka shteti i përdoruesit të fundit definitivisht, me gjasë apo ndoshta ASHM ose sistem të dërgimit të tyre?
  • A janë artikujt me potencial të lartë, të mesëm ose të ulët të përdorimit në lidhje me ndonjë program të ASHM në shtetin e përdoruesit të fundit?
  • A janë artikujt që inkorporohen në një artikull ushtarak në Listën Shtetërore të Kontrollit Ushtarak për zhvillimin, prodhimin apo mirëmbajtjen e tij apo për përdorim në ndonjë impiant për prodhimin e tij? Dhe a i nënshtrohet destinacioni ndonjë embargoje të armëve të vendosur me qëndrim të përbashkët ose veprim të përbashkët të adoptuar nga Bashkimi Evropian, me vendim të OSBE-së apo embargo të armëve e vendosur me rezolutë detyruese të Këshillit të Sigurimit të OKB-së?
  • A janë artikujt e destinuara për t’u përdorur si pjesë ose komponentë të artikujve ushtarakë të listuar në Listën Shtetërore të Kontrollit Ushtarak që janë eksportuar nga Kosova pa autorizim, pavarësisht nga destinacioni?
  • A përputhen artikujt me kërkesat e identifikuara të prokurimit të një programi të ASHM-ve, qoftë në shtetin e destinacionit ose në një shtet tjetër në të cilin artikujt mund të transferohen nga shteti i destinacionit?
  • A janë eksportuesi, përdoruesi i fundit, apo ndonjë palë e tretë ose ndërmjetës në transaksion të njohur si shqetësim?
  • A ka shqetësime për diversion në lidhje me ndonjërën nga palët?
  • A është i besueshëm përdorimi i deklaruar i fundit?

Mallrat që zakonisht i nënshtrohen kontrollit ‘catch all’

Çdo mall që potencialisht mund të jetë shqetësues, por mallrat që shpesh refuzohen për eksport nën kontrollin ‘catch all’, janë ato që në një nivel më të lartë të specifikimit teknik do të paraqiteshin në Listën Shtetërore të Artikujve dhe Teknologjisë me Përdorim të Dyfishtë.

Mallrat që janë më së shpeshti subjekt i kontrolleve ‘catch all’ të përdorimit të fundit janë:

Nukleare

Predhë

Kimike dhe biologjike

Armët

Materialet qeramike

Pajisjet e përpunimit kimik

Pajisjet kriogjenike

Matja dimensionale.

& pajisjet e inspektimit

Komponentet elektrike/elektronike

Pajisjet e testimit mjedisor

Pajisjet e matjes së rrjedhjes

Pajisjet e purifikimit të gazit

Pajisjet e përgjithshme laboratorike

Tubet e intensifikimit të imazhit

Gjeneratorë industrialë

Mjetet M/C dhe pajisjet e fabrikimit

Pajisjet e përpunimit të materialeve

Pajisjet e testimit dhe analizës së materialeve

Metalet jo-ferrore

Numëruesit e grimcave

Pajisjet e kontrollit të procesit

Pompat

Pajisje vakum

Valvulat

Matësi i përshpejtimit

Konvertues A në D

Aero motorë

Pajisjet e fluturakeve detare

Sistemi i testimit të të dhënave të ajrit

Materialet qeramike

Kimikatet

Vinçat

Softueri për dizajnim dhe fabrikim

Pajisjet për matjet dimensionale dhe inspektim

Motorë elektrikë

Komponentet elektrike/elektronike

Pajisjet e testimit elektronik

Eksplozivë dhe shtytës

Metalet ferrore (hekur)

Materialet fibroze/fijëzuese

Pajisjet e matjes së rrjedhjes

Pajisjet e purifikimit të gazit

Pajisjet e përgjithshme laboratorike

Gjiroskopë

Lëngjet hidraulike

IC/Kompjuter

Mjetet M/C dhe pajisjet e fabrikimit

Pajisjet e përpunimit të materialeve

Pajisjet e testimit dhe analizës së materialeve

Pajisjet mikrovalorë

Metalet jo-ferrore

Sisteme pneumatike

Pajisjet e testimit të presionit

Pajisjet e kontrollit të procesit

Pajisjet e regjistrimit

Pajisje vakum

Valvulat

Pajisjet e testimit të vibrimit

Tunelet e erës

Pajisjet e bioteknologjisë

Pajisjet e detektimit të agjentëve kimikë

Pajisje komutuese elektrike

Pajisjet e testimit mjedisor

Pajisjet e filtrimit

Impianti pilot i përpunimit kimik

 

Kthehu ne faqe kryesore

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors