Ky formular i EUS dhe Aneksi A duhet të sigurohen kur porosisni mallra që do të përdoren nga ju, qoftë të dërguara nëpërmjet marrësit të veçantë apo jo. Të dy dokumentet duhet të plotësohen në kokën e shkresës së kompanisë suaj. Ju lutem vini re se nëse jeni individ, këto dokumente nuk ka nevojë që të jenë me kokën e shkresës.
Ju lutemi lexoni me kujdes shpjegimin e mëposhtëm të terminologjisë për udhëzime se si plotësohet formulari i EUS.
- I licencuari i Kosovës është personi ose subjekti i cili po i eksporton mallrat jashtë vendit ose është broker i lëvizjes së mallrave në fjalë, secila prej të cilave mund të transportohet direkt tek ju ose nëpërmjet një marrësi të veçantë.
- Nëse nuk dihet, referenca e të licencuarit mund të lihet bosh për t’u plotësuar nga ana e të licencuarit.
- Marrësi është person ose organ i cili është pranuesi i parë i mallrave. Ky mund të jeni ju vet ose mund të jetë një person ose organ tjetër në shtetin tuaj ose në një shtet tjetër. Nëse jeni edhe marrës dhe përdorues i fundit, atëherë duhet t’i futni të dhënat tuaja në kutitë (c) dhe (d).
- Si përdorues i fundit, ju do t’i pranoni mallrat për përdorim të fundit, prandaj kutitë (e) dhe (f) duhet të plotësohen. Nëse i inkorporoni mallrat në ndonjë produkt tjetër ose në ndonjë sistem të nivelit më të lartë, atëherë ju ende jeni përdoruesi i fundit për qëllimet e lëvizjes së artikujve.
- Përdoruesi i fundit në këtë kuti i referohet subjektit në kohën e transportit.
- Mallrat në këtë kuti i referohen atyre në kohën e transportit.Vini re: Nëse mallrat duhet të inkorporohen në ndonjë produkt tjetër ose në një sistem të nivelit të më lartë, atëherë ky informacion duhet të përfshihet në Seksionin 3.
- Autoritetet e Kosovës duhet të jenë në gjendje që të kuptojnë se çfarë janë mallrat, dhe kështu kërkohet përshkrim i detajuar i artikullit apo artikujve kryesore. Nëse, për shembull, artikulli ose artikujt kryesorë shoqërohen nga një listë e gjatë e pjesëve rezervë, përbërësve ose aksesorëve, kjo duhet gjithashtu ta tregohet këtë në Seksionin 2.
- Nëse mallrat duhet të “inkorporhen” nga ju (të instalohen në një produkt tjetër ose në një sistem të nivelit më të lartë) atëherë produkti/sistemi i nivelit më të lartë, përdorimi i tij dhe përdoruesi i fundit (që mund të jetë brenda ose jashtë destinacionit tuaj) duhet përshkruhet, nëse dihet, në Seksionin 3.
- Seksioni 4 duhet të nënshkruhet dhe t’i vihet data nga ju si përdorues i fundit pasi që ju do t’i përdorni mallrat e identifikuara në Seksionin 2. Këtu përfshihen rastet në të cilat ju i inkorporoni mallrat në një produkt tjetër ose në një sistem të nivelit më të lartë. Ky seksion duhet të nënshkruhet dhe t’i vihet data nga një person brenda organizatës tuaj me autorizim për të nënshkruar në emër të kompanisë/organizatës. Nënshkrimet digjitale nuk janë të pranueshme.
FORMULARI I DEKLARRATËS SË PËRDORUESIT TË FUNDIT (EUS)
SEKSIONI 1– PALËT
|
(b) Adresa e të Licencuarit2 |
|
(c) Emri i Marrësit3
|
(d) Adresa e Marrësit |
|
(e) Emri i Përdoruesit të Fundit4
|
(f) Adresa e Përdoruesit të Fundit |
|
(g) A është përdoruesi i fundit forcë e armatosur ose forcë e brendshme e sigurisë së vendit? 5
Ju lutem FSHIJENI njërin opsion: Po/Jo |
(h) Lokacioni specifik ku mallrat do të përdoren ose bazohen (nëse dihet) dhe nëse është ndryshe nga (f)6
|
SEKSIONI 2– MALLRAT
|
(për mallrat e konsumueshme, të përfshihet gjatësinë kohore sa pritet të qëndrojnë furnizimet) |
|
(Nëse keni nevojë të përdorni fletë shtesë, secila fletë duhet ta ketë të shkruar referencën e të licencuarit dhe duhet të nënshkruhet dhe t’i vihet data nga i njëjti person që e nënshkruan këtë formular.) |
|
SEKSIONI 3 – PËRDORIMI I FUNDIT I MALLRAVE
|
Ju lutemi tregoni qëllimet specifike për të cilat do të përdoren mallrat nga përdoruesi i fundit (duke përfshirë, nëse dihet, ku inkorporohen mallrat)8
|
PJESA 4 – ZOTIMI I PËRDORUESIT TË FUNDIT9 (të plotësohet nga personi ose organi i përmendur në 1 (e) dhe 1 (f))
Ne – personi ose organi i përmendur në 1 (e) dhe 1 (f) – vërtetojmë se jemi përdoruesi i fundit i mallrave të përshkruara në Seksionin 2, të cilat duhet të furnizohen nga i licencuari i përmendur në 1 (a). Ne vërtetojmë më tej: se ne do t’i përdorim mallrat për qëllimet e përshkruara në Seksionin 3; se mallrat nuk do të përdoren për ndonjë qëllim të lidhur me armët kimike, biologjike ose nukleare, ose mjetet e dërgimit të tyre; se ato nuk do të rieksportohen ose rishiten ose transferohen ndryshe nëse dihet ose dyshohet se ato janë të destinuara ose mund të përdoren për qëllime të tilla; se mallrat nuk do të rieksportohen ose ri-shiten apo transferohen në një destinacion që i nënshtrohet embargos së OKB, BE ose OSBE ku ky veprim do të ishte në kundërshtim me kushtet e embargos;10 dhe se mallrat, ose ndonjë kopje prej tyre, nuk do të përdoret në ndonjë aktivitet të eksplodimit nukleari ose në cikël të pambrojtur të karburantit nuklearii.
Nënshkruaj këtu _____________________________ Data ___________________
(Nënshkrimi i zyrtarit të përdoruesit të fundit)
Emri me germa të shtypit______________ _____________________
(Shto emrin e nënshkruesit me germa të mëdha )
Roli ____
(Shto titullin e punës së nënshkruesit me germa të mëdha )
Shënime
i Përfshinë hulumtimin ose zhvillimin, projektimin, prodhimin, ndërtimin, testimin ose mirëmbajtjen e çfarëdo pajisjeje eksplozive nukleare ose komponentëve të nënsistemeve të pajisjes së tillë.
iiPërfshinë kërkimin, zhvillimin, projektimin, fabrikimin, ndërtimin, operimin ose mirëmbajtjen e çfarëdo reaktori, objekti kritik, fabrike të konvertimit, impiant të fabrikimit, impiant të ripërpunimit, impiant për separacionin e izotopeve të burimit ose materialit të veçantë të zbërthyeshëm ose instalimin e veçantë të magazinimit, ku nuk ka asnjë detyrim për t’i pranuar masat mbrojtëse të IAEA-së në objektin ose instalimin përkatës, ekzistues ose të ardhshëm, kur ai përmban ndonjë burim ose material të veçantë të zbërthyeshëm; ose për çfarëdo impianti të prodhimit të ujit të rëndë, ku nuk ka asnjë detyrim për t’i pranuar masat mbrojtëse të IAEA-së për çfarëdo materiali nuklear të prodhuar ose të përdorur në lidhje me ujin e rëndë të prodhuar prej tij; ose kur nuk është plotësuar ndonjë detyrim i tillë.
ANEKSI A I FORMULARIT EUS
Model i shkresës përcjellëse për deklaratën e përdoruesit të fundit [duhet të ndryshohet kur tregohet]
[ EMRI DHE ADRESA E PËRDORUESIT TË FUNDIT MBI KOKËN ORIGJINALE TË SHKRESËS ]
[DATA]
Deklarata e përdoruesit të fundit në lidhje me aplikacionin për licencë të Kosovës të bërë nga [EMRI I TË LICENCUARIT]
Bashkëngjisni deklaratën e plotësuar të përdoruesit të fundit në formularin e EUS.
Sinqerisht,
[TË NËNSHKRUHET NGA NËNSHKRUESI I NJËJTË I CILI E KA PLOTËSUAR DHE NËNSHKRUAR FORMULARIN E DEKLARATËS SË PËRDORUESIT TË FUNDIT (EUS), SË BASHKU ME ROLIN E TYRE]