Udhëzues për stokmbajtësit për ta plotësuar Shabllonin SEUS dhe Shkresën Përcjellëse

Ky formular i stokmbajtësit si përdoruesi i fundit (SEUS) dhe Aneksi A duhet të sigurohen kur porosisni mallra që do të mbahen në stok, qoftë të dërguara nëpërmjet marrësit të veçantë apo jo. Të dy dokumentet duhet të plotësohen në kokën e shkresës së kompanisë suaj. Nëse jeni individ, këto dokumente nuk ka nevojë që të jenë me kokën e shkresës.

Ju lutemi lexoni me kujdes shpjegimin e mëposhtëm të terminologjisë për udhëzime se si plotësohet formulari i SEUS.

  1. I licencuari i Kosovës është personi ose organ i cili po i eksporton mallrat jashtë vendit ose është broker i lëvizjes së mallrave në fjalë, secila prej të cilave mund të transportohet direkt tek ju ose nëpërmjet një marrësi të veçantë.
  2. Nëse nuk dihet, referenca e të licencuarit mund të lihet bosh për t’u plotësuar nga ana e të licencuarit.
  3. Marrësi është person ose organ i cili është pranuesi i parë i mallrave. Ky mund të jeni ju vet ose një person ose organ tjetër në shtetin tuaj ose në një shtet tjetër. Nëse jeni të edhe marrës dhe stokmbajtësi si përdorues i fundit, atëherë duhet t’i futni të dhënat tuaja në kutitë (c) dhe (d).
  4. Si stokmbajtës përdorues i fundit do t’i pranoni mallrat që të mbahen në stok për dërgesë të mëtejshme brenda ose jashtë shtetit tuaj në të ardhmen, kështu që kutitë (e) dhe (f) duhet të plotësohen.
  5. Kjo kuti i referohet atyre rasteve në të cilat mallrat duhet të furnizohen në të ardhmen e jo në kohën e dërgesës.
  6. Mallrat në këtë kuti i referohen atyre në kohën e transportit.
  7. Autoritetet e Kosovës duhet të jenë në gjendje që të kuptojnë se çfarë janë mallrat, dhe kështu kërkohet përshkrim i detajuar i artikullit apo artikujve kryesore. Nëse, për shembull, artikulli ose artikujt kryesorë shoqërohen nga një listë e gjatë e pjesëve rezervë, përbërësve ose aksesorëve, kjo duhet gjithashtu ta tregohet këtë në Seksionin 2.
  8. Seksioni 3 duhet të nënshkruhet dhe t’i vihet data nga ju si stokmbajtës përdorues i fundit, pasi që ju do t’i mbani në stok mallrat e identifikuara në Seksionin 2. Ose (i) ose (ii) i Seksionit 3 duhet të plotësohen, sipas rastit. Ky seksion duhet të nënshkruhet dhe t’i vihet data nga një person brenda organizatës tuaj me autorizim për të nënshkruar në emër të kompanisë/organizatës. Nënshkrimet digjitale nuk janë të pranueshme.

Vini re: Kur duhet ta përdorni formularin e deklaratës së stokmbajtësit si përdoruesi i fundit (SEUS)

Ky formular duhet të plotësohet vetëm nëse mallrat futen në stokun tuaj për shpërndarje diku tjetër në të ardhmen. Edhe nëse e njihni klientin tuaj në kohën e bërjes së porosisë, por i mbani mallrat në stok gjersa dikush t’i porosis nga ju, ju duhet ta dorëzoni SEUS dhe ta plotësoni Seksionin 3 (ii).

Megjithatë, nëse e dini, në momentin e bërjes së porosisë tuaj nga i licencuari i Kosovës se, pas marrjes së mallrave, ju do t’ia furnizoni ato menjëherë një subjekti të caktuar diku tjetër, ju nuk duhet ta plotësoni këtë SEUS. Në vend të kësaj, duhet të kërkoni nga klienti juaj që ta plotësojë formularin e deklaratës së përdoruesit të fundit (EUS), një kopje e së cilës duhet të jetë në dispozicion nga i licencuari juaj në Kosovë ose në Udhëzues për Përdoruesit e Fundit për ta plotësuar Shabllonin EUS dhe Shkresën Përcjellëse

 

FORMULARI I DEKLARATËS PËR STOKMBAJTËS SI PËRDORUES I FUNDIT

SEKSIONI 1– PALËT

(a) Emri i të Licencuarit të Kosovës1

 

 

(b) Adresa e të Licencuarit2

(c) Emri i Marrësit3

 

 

(d) Adresa e Marrësit

(e) Emri i stokmbajtësit si Përdorues i Fundit4

 

 

 

(f) Adresa e stokmbajtësit si Përdorues i Fundit

(g) A janë mallrat të destinuara për ndonjë forcë të armatosur ose forcë të brendshme e sigurisë së vendit? 5

 

Ju lutem FSHIJENI njërin opsion:

Po/jo

 

(h) Lokacioni specifik ku mallrat do të mbahen në stok (nëse dihet) dhe nëse është ndryshe nga (f)6

 

SEKSIONI 2– MALLRAT

(a) Sasia e mallrave

(b) Përshkrimi i mallrave7 (për mallrat e konsumueshme, të përfshihet gjatësinë kohore sa pritet të qëndrojnë furnizimet)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

(Nëse keni nevojë të përdorni fletë shtesë, secila fletë duhet ta ketë të shkruar referencën e të licencuarit dhe duhet të nënshkruhet dhe t’i vihet data nga i njëjti person që e nënshkruan këtë formular.)

 

PJESA 3 – DEKLARATA E STOKMBAJTËSIT SI PËRDORUES I FUNDIT8 (të plotësohet nga personi ose organi i përmendur në 1 (e) dhe 1 (f))

Ne – personi ose subjekti i emërtuar në 1(e) dhe 1(f) – vërtetojmë se jemi importues i mallrave të përshkruara në Seksionin 2 dhe ne gjithashtu vërtetojmë se mallrat janë të destinuara për mbajtjen në stok në pritje të porosive të ardhshme dhe (fshini njërën prej (i) ose (ii) më poshtë)

i           nuk do të rieksportohen, shiten për eksport ose përndryshe të transferohen nga shteti ku ne e kemi selinë, domethënë

OSE

ii          ka gjasa që të transferohen në shtetet dhe/ose klientët e mëposhtëm:

Ne vërtetojmë më tutje: se ne nuk do t’ia furnizojmë mallrat ndonjë subjekti në të ardhmen nëse e dimë ose dyshojmë se ato kanë për qëllim ose mund të përdoren për ndonjë qëllim të lidhur me armët kimike, biologjike ose nukleare, ose mjetet e tyre të dërgimit; se ne nuk do t’ia furnizojmë mallrat ndonjë subjekti në të ardhmen në një destinacion që i nënshtrohet embargos së OKB, BE ose OSBE ku ky akt do të ishte në kundërshtim me kushtet e embargos; 9 dhe se ne nuk do të furnizojë mallrat ose ndonjë kopje prej tyre në të ardhmen, në qoftë se e dimë, ose dyshojmë se ato kanë për qëllim ose mund të përdoren në ndonjë aktivitet të eksplodimit nukleari ose në cikël të pambrojtur të karburantit nuklearii.

Nënshkruaj këtu _____________________________ Data ________________

                        (Nënshkrimi i Zyrtarit të stokmbajtësit)

Emri me germa të shtypit _____________________________

(Shto emrin e nënshkruesit me të mëdha)

Roli _____________________________

(Shto titullin e punës së nënshkruesit me të mëdha )

Shënime

i Përfshinë hulumtimin ose zhvillimin, projektimin, prodhimin, ndërtimin, testimin ose mirëmbajtjen e çfarëdo pajisjeje eksplozive nukleare ose komponentëve të nënsistemeve të pajisjes së tillë.

iiPërfshinë kërkimin, zhvillimin, projektimin, fabrikimin, ndërtimin, operimin ose mirëmbajtjen e çfarëdo reaktori, objekti kritik, fabrike të konvertimit, impianti të fabrikimit, impianti të ripërpunimit, impianti për separacionin e izotopeve të burimit ose materialit të veçantë të zbërthyeshëm ose instalimin e veçantë të magazinimit, ku nuk ka asnjë detyrim për t’i pranuar masat mbrojtëse të IAEA-së në objektin ose instalimin përkatës, ekzistues ose të ardhshëm, kur ai përmban ndonjë burim ose material të veçantë të zbërthyeshëm; ose për çfarëdo impianti të prodhimit të ujit të rëndë, ku nuk ka asnjë detyrim për t’i pranuar masat mbrojtëse të IAEA-së për çfarëdo materiali nuklear të prodhuar ose përdorur në lidhje me ujin e rëndë të prodhuar prej tij; ose kur nuk është plotësuar ndonjë detyrim i tillë.

ANEKSI A          FORMULARI I DEKLARATËS PËR STOKMBAJTËS SI PËRDORUES I FUNDIT

Model i shkresës përcjellëse për deklaratën e stokmbajtësit si përdorues i fundit

[të ndryshohet kur tregohet]

[ EMRI DHE ADRESA E STOKMBAJTËSIT SI PËRDORUES I FUNDIT MBI KOKËN ORIGJINALE TË SHKRESËS ]

[DATA]

Deklarata e stokmbajtësit si përdorues i fundit në lidhje me aplikacionin për licencë të Kosovës të bërë nga [EMRI I TË LICENCUARIT ]

Bashkëngjisni deklaratën e plotësuar të stokmbajtësit në formularin e EUS.

Sinqerisht,

[TË NËNSHKRUHET NGA NËNSHKRUESI I NJËJTË I CILI E KA PLOTËSUAR DHE NËNSHKRUAR FORMULARIN E DEKLARATËS SË STOKMBAJTËSIT SI PËRDORUES I FUNDIT (SEUS), SË BASHKU ME ROLIN E TYRE]

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors