Zbatimi i kontrolleve të tregtisë strategjike

Ligji Nr. 04-L-198 për Tregtinë e Mallrave Strategjike i mundëson Qeverisë së Kosovës që ta zbatojë ligjin dhe t’i ndëshkojë personat që me vendosmëri kryejnë shkelje.

Neni 28 i liston aktivitetet që konsiderohen shkelje sipas ligjit. Këto mund të dënohen me gjoba administrative dhe/ose penale:

  • angazhimi në veprimtarinë rregullative të ndaluar ose në kundërshtim me këtë ligj, ose aktet përkatëse nënligjore ose mos angazhimi në veprimet e obliguara me këtë ligj ose me aktet përkatëse nënligjore
  • paraqitja e rrejshme ose çorientuese ose fshehja e fakteve materiale gjatë dorëzimit të çfarëdo dokumentacioni në Ministri
  • dështimi për të vepruar në harmoni me urdhrat e nxjerrë nga Ministria apo agjencia qeveritare e paraparë me këtë ligj ose aktet përkatëse nënligjore
  • dështimi për të raportuar apo njoftuar Ministrinë ashtu siç kërkohet me këtë ligj dhe aktet përkatëse nënligjore;
  • dështimi për të respektuar kërkesat për ruajtjen e të dhënave
  • Nxitja e një shkeljeje të kontrollit të tregtisë strategjike
  • Shkaktimi, ndihma ose bashkëfajësia në shkelje
  • Përpjekja për të kryer një shkelje strategjike të kontrollit të tregtisë
  • Bashkëpunimi ose veprimi në marrëveshje me një apo më shumë persona për kryer çfarëdo shkelje të këtij ligji

Për më shumë informata rreth procedurave të zbatimit dhe gjobave, luteni që të klikoni në cilëndo nga këto:

Kthehu ne faqe kryesore

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors