Nehat Mustafa është i lindur në Ferizaj më 9 shtator 1971.
Shkollën fillore dhe të mesme i ka mbaruar në qytetin e lindjes, ndërsa në vitin 1995 ka përfunduar studimet universitare në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Filozofik, Dega e Historisë.
Në shtator 1997 përfundoi të gjitha provimet në studimet pasuniversitare në Degën e Historisë. Në vitin 2013 ka përfunduar studimet MND në Edukim (Master i Nivelit të Dytë – Shkencor) pranë Universitetit të Tiranës, në Fakultetin e Shkencave Sociale. Një kohë ka punuar si mësimdhënës i Historisë, në njërën nga shkollat e Ferizajt.
Postet politike: Është anëtar i Këshillit Drejtues të PDK dhe nënkryetar i Degës së PDK-së në Ferizaj.
Pozita e tanishme : Zëvendësministër në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë
Pjesë tjera të biografisë:
- 1993 – 1995, kryetar i Shoqatës së Historianëve të Rinj të Kosovës
- 1998 – 1999 – pjesëmarrës në luftën çlirimtare
- 1999 – 2000, anëtar i Këshillit Komunal Konsultativ të Ferizajt, kurse 2000-2001 këshilltar në Kuvendin Komunal të Ferizajt.
- 2008 – 2011, këshilltar politik i ministrit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z.Enver Hoxhaj;
- 2008 – 2014 , kryetar i Komisionit Qendror Shtetëror të Maturës ( KQSHM);
- 2009 – 2014, kryetar i Komisionit Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve (KSHLM);
- 2009 – 2013 anëtar i Komisionit të Pavarur Shtetëror për rishikimin e kurrikulave dhe materialeve mësimore në gjuhën serbe;
- 2010 – 2014, kryetar i Komisionit për Akreditimin e Programeve të Trajnimit të Mësimdhënësve;
- 2008 – 2014, zyrtar Ndërlidhës Shtetëror për Republikën e Kosovës (National Liaison Officer – NLO) për programin e trajnimit të mësimdhënësve "PESTALOZZI" të Këshillit të Evropës ;
- 2011 – 2014, zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë
- 2010- 2012 , anëtar i Bordit për Avancimin e Kualifikimit të Mësimdhënësve (AKM)
- 2011 – 2012, bashkëkryetar i Komisionit të përbashkët MASHT – MASH për përzgjedhjen e Abetares së Përbashkët Kombëtare, si dhe nënshkrues ( së bashku me zv.ministrin e arsimit të Republikës së Shqipërisë) i dokumentit të Abetares fituese.
- 2008 – 2014, anëtar dhe koordinator i shumë komisioneve dhe grupeve punuese për hartimin e dokumenteve që kanë të bëjnë me arsimin parauniversitar dhe të lartë ( kurrikula, vlerësime, strategji, zhvillime profesionale, rishikim ligjesh, UA, rishikim I planprogrameve për komunitetin RAE, rishikimi i formulës së financimit dhe autonomisë shkollore, mësimi shqip në diasporë, etj..);
- 2008 – 2014, pjesëmarrës dhe referues në konferenca të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, që kanë qenë fusha të Arsimit;
- 2008 – 2014, pjesëmarrës në vizita të ndryshme studimore në shumë vende të Evropës dhe në SHBA dhe i certifikuar nga disa prej agjencive më të njohura në fushën e Vlerësimit.
- 2013 – 2014, ligjërues i angazhuar në Fakultetin e Edukimit, në Universitetin e Prizrenit,
- 2015 – 2017, Zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme,
- 2015 – 2017, Koordinator Kombëtar Kundër Narkotikëve,
- 2016 – 2017, Koordinator Nacional për Siguri Kibernetike,
Është i martuar me znj. Afërdita Mustafa dhe ka dy fëmijë.
