Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit njofton se nga data 1 nëntor 2026 fillon kontrolli i detajuar i të gjitha bizneseve online dhe kompanive postare që bëjnë transportin.
Gjatë verifikimit do të kërkohet certifikata e regjistrimit e lëshuar nga Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve dhe numri fiskal i lëshuar nga Administrata Tatimore e Kosovës.
Nëse evidentohen shkelje do të shqiptohen gjoba dhe masa të tjera, në përputhje me Ligjin për Shoqëritë Tregtare, Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit, Ligjin për Inspektime dhe Ligjin për Inspektoratin Qendror për Mbikëqyrjen e Tregut.
Afati i fundit për regjistrim është data 31 tetor 2026.
Prandaj, regjistrohuni sa më parë, zbatoni ligjin dhe mbroni biznesin tuaj!