Njoftim për të gjitha bizneset që shesin produkte dhe shërbime online

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit njofton se nga data 1 nëntor 2026 fillon kontrolli i detajuar i të gjitha bizneseve online dhe kompanive postare që bëjnë transportin.

Gjatë verifikimit do të kërkohet certifikata e regjistrimit e lëshuar nga Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve dhe numri fiskal i lëshuar nga Administrata Tatimore e Kosovës.

Nëse evidentohen shkelje do të shqiptohen gjoba dhe masa të tjera, në përputhje me Ligjin  për Shoqëritë Tregtare, Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit, Ligjin për Inspektime dhe Ligjin për Inspektoratin Qendror për Mbikëqyrjen e Tregut.

Afati i fundit për regjistrim është data 31 tetor 2026.

Prandaj, regjistrohuni sa më parë, zbatoni ligjin dhe mbroni biznesin tuaj!

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors