Në kuadër të konferencës “Gratë në Biznes – She Rises” u mbajt paneli i parë i diskutimit, i fokusuar në politikat publike dhe sfidat aktuale me të cilat përballen gratë ndërmarrëse në Kosovë.
Në panel morën pjesë zëvendësministri i Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Jeton Mehmeti, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës, Andin Hoti, si dhe drejtoresha ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore, Edi Gusia.
Panelistët diskutuan për masat dhe politikat institucionale që synojnë fuqizimin ekonomik të grave, mbështetjen e ndërmarrësisë femërore dhe rritjen e pjesëmarrjes së grave në tregun e punës.
Gjatë diskutimit u theksua rëndësia e krijimit të kushteve më të favorshme për gratë që dëshirojnë të zhvillojnë aktivitete biznesore, si dhe nevoja për vazhdimin e mbështetjes institucionale përmes programeve të financimit, aftësimit profesional dhe politikave që promovojnë barazinë ekonomike.
Konferenca “Gratë në Biznes – She Rises” synon të nxisë dialogun ndërmjet institucioneve, sektorit privat dhe organizatave relevante, me qëllim avancimin e rolit të grave në ekonomi dhe ndërmarrësi