Kontrollet e IQMT-së në terren: Tërhiqen nga tregu produktet e qumështit të ndaluara për shitje

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka vazhduar aksionin e kontrolleve të produkteve të qumështit në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Gjatë ditës së sotme janë inspektuar markete në rajonet e Prizrenit, Ferizajt, Vushtrrisë dhe Gjilanit.

Në kuadër të këtyre inspektimeve dje (11 gusht 2026) janë konstatuar ende në treg produkte të cilat janë ndaluar për shitje nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV).

Konkretisht, nga raftet e marketeve të inspektuara janë tërhequr këto produkte:

* Qumësht 3.2% VIDAS – 1 L

* Holla Cooking Cream – 1 L

* Garden Milk – 1 L

* Spec me krem VIDAS – 1 kg

* Magic Cream – 400 g

* Schmand 18% – 800 g

* Djath i bardhë 100% – 250 g

Inspektorët e IQMT-së kanë urdhëruar operatorët ekonomikë që këto produkte të tërhiqen menjëherë nga raftet e shitjes, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

IQMT u bën thirrje të gjithë operatorëve ekonomikë që të zbatojnë pa vonesë urdhrat për tërheqjen e këtyre produkteve nga tregu, duke respektuar vendimet e autoriteteve kompetente dhe legjislacionin në fuqi.

Po ashtu, IQMT u bën thirrje të gjithë konsumatorëve që, nëse hasin në treg ndonjërin nga produktet e lartcekura, të ndaluara për shitje nga AUV, ta raportojnë rastin përmes platformës Viber në numrin +383 (0) 46 311-000.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors