Ministrja Mimoza Kusari-Lila i ka pritur në takim investitorë nga Balkan Industries, me të cilët ka biseduar për mundësitë që ofron Kosova për investime.
Me këtë rast, ministrja ka kujtuar faktin në retrospektivë se ka diçka të veçantë kur një bisedë profesionale nis nga një vend që e ka lënë pas, por që në një formë të sjellë përsëri aty, duke bërë të ditur se me William McClure dhe Philip Krivacek nga Balkan Industries, biseda ka nisur nga Pittsburgh-u dhe Duquesne University, ku ministrja ka përfunduar studimet në master.
Sipas saj, Philip e ka bërë të kundërtën e udhëtimit të saj: nga Pittsburgh-u ka ardhur në Kosovë me familjen dhe për të investuar, duke planifikuar të krijojë një ekosistem që lidh teknologjinë, të dhënat dhe kapitalin.
Kusari-Lila tha se nga kjo pikë e përbashkët kanë kaluar te ajo që i bashkon sot edhe më shumë: mundësitë për investim dhe rritje në Kosovë, duke prezantuar parqet industriale që po zhvillohen, Kullën e ICT-së dhe mundësitë e reja që sjell EFTA.
Balkan Industries po shqyrton Kosovën si destinacionin e katërt të investimit, pas SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.
Për ministren, kjo është pikërisht ajo që duam të ndërtojmë: një Kosovë ku idetë, kapitali dhe talenti gjejnë hapësirën për t’u rritur.


