Ministrja Kusari-Lila diskutoi me përfaqësues gjermanë për investimet dhe bashkëpunimin ekonomik

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), Mimoza Kusari-Lila, ka zhvilluar takim me Klaus Nachtigall, ekspert i sigurisë me 37 vite përvojë në Gjermani dhe Kosovë, si dhe me Fitim Gashin nga BEAM Construction GmbH, kompani me seli në Mönchengladbach të Gjermanisë.

Në takim është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet kompanive kosovare dhe gjermane, me fokus të veçantë në investimet në Kosovë.

Kusari-Lila ka bërë të ditur se gjatë takimit është diskutuar për mundësitë në fushën e energjisë së ripërtëritshme, zhvillimin e parqeve industriale dhe infrastrukturën moderne përcjellëse.

Sipas saj, Kosova është e hapur për investime dhe ka kapacitete njerëzore, fuqi të re punëtore dhe potencial për zhvillim ekonomik.

Në takim është diskutuar edhe për digjitalizimin e industrisë përmes eko-parqeve teknologjike, si dhe për sigurinë dhe mbrojtjen e të dhënave digjitale, fusha në të cilat institucionet e Kosovës janë duke punuar.

Ministrja Kusari-Lila ka theksuar se agjenda e MINTI-t synon zhvillimin e një ekonomie ku teknologjia, inovacioni dhe ndërmarrësia krijojnë mundësi të reja dhe vende pune.

Ajo ka vlerësuar gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit me partnerët gjermanë, veçanërisht me pjesëtarët e diasporës kosovare, përmes sjelljes së përvojës, dijes dhe kapitalit të ri në Kosovë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors