Ministrja Kusari-Lila mori pjesë në pritjen për Sekretarin Shtetëror të Landit Nordrhein-Westfalen

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, mori pjesë në pritjen e organizuar me rastin e vizitës zyrtare në Kosovë të Sekretarit Shtetëror për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Landit të Nordrhein-Westfalen, Christian Wiermer, i cili po qëndron për herë të parë në Kosovë.

Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin institucional, marrëdhëniet ekonomike dhe mundësitë për thellimin e mëtejshëm të partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, me fokus në zhvillimin ekonomik, investimet dhe bashkëpunimin ndërinstitucional.

Me këtë rast u vlerësuan marrëdhëniet e ngushta ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, të cilat ndër vite janë ndërtuar jo vetëm mbi bashkëpunimin politik dhe institucional, por edhe mbi lidhjet e forta njerëzore mes dy vendeve.

Një rëndësi e veçantë iu kushtua rolit të diasporës kosovare në Gjermani, e cila vazhdon të jetë një urë e fuqishme bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve. Mijëra qytetarë të Kosovës që jetojnë dhe veprojnë në Gjermani kontribuojnë në forcimin e lidhjeve ekonomike, shoqërore dhe kulturore, si dhe luajnë rol të rëndësishëm në investimet dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës. Vetëm në Landin e Nordrhein-Westfalen jetojnë mbi 150 mijë pjesëtarë të mërgatës kosovare.

Gjatë pritjes u theksua se këto lidhje të fuqishme përbëjnë një bazë të rëndësishme për zgjerimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe për krijimin e mundësive të reja në fushën e ekonomisë, investimeve dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors