Ministrja Kusari-Lila vizitoi kompaninë InstaBuild, shembull i suksesit të prodhimit vendor dhe inovacionit

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, vizitoi kompaninë InstaBuild, ku u njoh nga afër me zhvillimin dhe kapacitetet prodhuese të një prej kompanive më të mëdha të industrisë së ndërtimit me dru në Kosovë.

Gjatë vizitës, ministrja Kusari-Lila u informua për rrugëtimin e kompanisë, e cila u themelua në vitin 1999 nga vëllezërit Mentor dhe Besnik Pllana nga Mitrovica, menjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë. Nga një punishte e vogël për prodhimin e dritareve, InstaBuild është shndërruar në një nga prodhuesit më të mëdhenj të shtëpive dhe objekteve prej druri në rajon dhe më gjerë, duke zgjeruar aktivitetin e saj në tregjet evropiane dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ministrja vlerësoi zhvillimin e kompanisë dhe projektet e saj, ndër të cilat veçohet ndërtimi i një blloku me 20 banesa në Gjermani, të projektuara sipas standardeve më të larta evropiane për efiçiencë energjetike. Këto objekte karakterizohen nga konsum më i ulët i energjisë dhe përfaqësojnë një model bashkëkohor të ndërtimit të qëndrueshëm dhe efikas.

Gjatë vizitës u prezantuan edhe kapacitetet prodhuese të kompanisë, e cila operon në parkun e vet industrial, një ndër më të mëdhenjtë në Kosovë, me një sipërfaqe prej rreth 140 mijë metrash katrorë përgjatë magjistrales Prishtinë–Mitrovicë. Në këtë kompleks zhvillohet prodhim vendor me teknologji moderne evropiane, ndërsa kompania ka investuar në pajisje të avancuara, si dhe ka themeluar një Innovation Hub dhe një Innovation Center, me synim zhvillimin e produkteve të reja dhe rritjen e konkurrueshmërisë së industrisë së ndërtimit.

Aktualisht, InstaBuild punëson rreth 350 punëtorë. Krahas stafit teknik, një rol të rëndësishëm në zhvillimin e kompanisë kanë edhe gratë e angazhuara si arkitekte, si dhe në fushat e marketingut dhe administratës, duke dëshmuar se profesionalizmi, inovacioni dhe mundësitë e barabarta janë pjesë e rëndësishme e zhvillimit të kompanisë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors