MINTI dhe Universiteti AAB diskutojnë për bashkëpunimin në inovacion dhe inteligjencë artificiale

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, priti në takim Rektorin e Universitetit AAB, Dr. Blerim Olluri, dhe Zëvendësrektoren për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Venera Llunji, me të cilët diskutoi për rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve publike dhe akademisë në zhvillimin e politikave publike dhe avancimin e inovacionit.

Gjatë takimit, një vëmendje e veçantë iu kushtua nismës së Universitetit AAB për organizimin e Konferencës Ndërkombëtare për Teknologjinë dhe Inteligjencën Artificiale, si dhe përpjekjeve të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit për të integruar teknologjitë e reja, përfshirë inteligjencën artificiale, në punën institucionale.

U diskutua për mundësitë që përdorimi i inteligjencës artificiale të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve publike, rritjen e efikasitetit dhe avancimin e transparencës institucionale.

Duke vlerësuar inovacionin si një nga shtyllat kryesore të punës së Ministrisë, palët u pajtuan që MINTI të kontribuojë në sesionet e konferencës, si dhe të identifikojë fusha të reja bashkëpunimi me Universitetin AAB për ndërtimin e kapaciteteve dhe zhvillimin e programeve që lidhin akademinë me sektorin privat.

Bashkëpunimi ndërmjet institucioneve publike, akademisë dhe sektorit privat u vlerësua si një faktor i rëndësishëm për nxitjen e inovacionit, ndërmarrësisë dhe zhvillimit teknologjik, si dhe për përshpejtimin e transformimit ekonomik të Republikës së Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors