Synimi i projektit është përkrahja e institucioneve private dhe atyre publike të cilat promovojnë zhvillimin ekonomik dhe që janë në pozitë për të zbatuar masa që nxisin konkurrencën e sektorit privat në vendet rurale.
Projekti fokusohet në sektorët me potencial për zhvillim në zonat rurale. Duke promovuar prodhimin e verës dhe produkteve pyjore jo-drunore, ndihmon në rritjen e të ardhurave dhe shton mundësit e punësimit. Projekti gjithashtu përmirëson konkurrencën në rajonet e projektit përmes aktiviteteve për ndërtimin e kapaciteteve për institucionet e zhvillimit ekonomik lokal dhe ofrimin e shërbimeve këshilluese për ministritë përkatëse.
Për më shumë informata vizitoni ueb faqen: https://www.giz.de/en/worldwide/29972.html
Projekti përfundon në qershor të vitit 2019.