Departamenti i Industrisë/DPI –Vizitë zyrtare në Slloveni

Me datë 14 dhe 15 Korrik 2014 Përfaqësuesit e Departamentit të Industrisë (Bleron Menzelxhiu, Remzi Grabanica, dhe Agim Isufi) realizuan një vizitë zyrtare në Slloveni ku zhvilluan takime me përfaqësues nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Teknologjisë dhe përfaqësues të Agjencisë Publike Sllovene SPIRIT. 

Pjesëmarrja në këtë vizitë zyrtare është realizuar në kuadër të projektit të UNDP-së “Ndihmë për Tregti” të përkrahur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Finlandës. 

Ne këtë vizitë përfaqësuesit nga Kosova u njoftuan me praktikat e mira  dhe teorinë rreth politikës industriale Sllovene e cila bazohet në katër shtylla që shërbejnë si bazë për të arritur objektivat kryesore të sajë. Po ashtu u diskutua edhe për planin e veprimit të politikës industriale, për procesin e implementimit dhe monitorimit, me theks të veçantë për sektorin e  përpunimit të drurit i cili ishte identifikuar si njëri nga sektorët me përspektivë për zhvillimin e ekonomisë/ industrisë së Sllovenisë.

Në ditën e dytë, u zhvillua takimi me përfaqësuesit e SPIRIT Sllovenia, agjencisë publike për promovimin e investimeve të huaja dhe mbështetjen ndaj NVM-ve. Përfaqësuesit nga Kosova pasi që u njoftuan me aktivitetet e këtij agjencioni, organizimin dhe punën e tyre  në vazhdim u diskutua për  masat qe ka marrë kjo agjenci në mbështetjen e bizneseve me anë të instrumenteve financiare, në formën e grandeve dhe mbështetjes intelektuale.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors