Këshilli Shtetëror për Pronësi Intelektuale diskutoi Strategjinë e re për Pronësinë Intelektuale

Më datën 22 Korrik 2014 në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë u mbajt takimi i Këshillit Shtetërorë për Pronësi Intelektuale. Në këtë takim u diskutua për të arrituarat dhe sfidat e sistemit të pronësisë intelektuale në Kosovë dhe për strategjinë e re për pronësi intelektuale 2015 – 2018. 

Nga anëtarët e Këshillit u rekomandua që strategjia e re të fokusohet më shumë në krijimi e partneritetit me komunitetin e biznesit, lobimin për anëtarësimin e Kosovës në organizatat Rajonale dhe Ndërkombëtare të pronësisë intelektuale si dhe në aktivitet vetëdijësuese për qytetarët dhe bizneset e volga dhe të mesme.

Këshilli Shtetëror për Pronësi Intelektuale është themeluar me vendim të Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë në vitin 2011. Anëtarë të këtij Këshilli janë : Përfaqësuesi i Agjencisë së Pronësisë Industriale – MTI; Përfaqësuesi i Zyrës për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Afërta – MKRS; Përfaqësuesi nga Doganat e Kosovës; Përfaqësuesi i Drejtorisë për Krime Ekonomike dhe Korrupsion në Policinë e Kosovës; Përfaqësuesi i Inspektoratit të Tregut – MTI;Përfaqësuesi  i Këshillit Gjyqësorë; Përfaqësuesi nga Këshilli i Prokurorisë.

Ndërsa anëtarë shoqërues të Këshillit janë: Përfaqësuesi i Agjencisë për Barna dhe Produkte Mjekësore; Përfaqësuesi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës; Përfaqësuesi i Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar; Përfaqësuesi i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit te Kosovës; Përfaqësuesit tjerë përfshirë organizatat joqeveritare të interesit social dhe ekonomik në fushën e të drejtave të pronësisë intelektuale mund të ftohen të marrin pjesë varësisht prej natyrës në mbledhjet e Këshillit me ftesë nga Kryetari i Këshillit.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors