Mbrojtja e Investitorëve të Vegjël

Indikatori i mbrojtjes së investitorëve të vegjël mat mbrojtjen e investitorëve të vegjël nga konfliktet e interesit nëpërmjet një grupi treguesish dhe të drejtave të aksionarëve në qeverisjen e korporatave përmes një tjetër. Të dhënat vijnë nga një pyetësor i administruar te avokatët e korporatave dhe të letrave me vlerë dhe janë të bazuara në rregulloret e letrave me vlerë, ligjet për kompani, kodet e procedurës civile dhe rregullat gjyqësore mbi dëshmitë. Rangimi i ekonomive sa i përket fuqisë së mbrojtjes së investitorëve të vegjël përcaktohet nga klasifikimi i distancës së tyre nga rezultatet më të mira në mbrojtjen e investitorëve të vegjël. Këto rezultate janë mesatare e thjeshtë e distancës nga rezultatet më të mira për indeksin e shkallës së rregullimit të konfliktit të interesit dhe të indeksit të rregullimit interesit dhe indeksit të shkallës së qeverisjes nga aksionarët (figura 11).

 

 

 

 

 

Figura 11: Sa janë të mbrojtur aksionarët e vegjël nga konfliktet e interesit?

 

TBB 2017: Kosova renditet në vendin e 63-të nga 190 shtete në fuqinë e indeksit për mbrojtjen e investitorëve të vegjël (figura 12). Edhe pse treguesi nuk mat të gjitha aspektet që lidhen me mbrojtjen e investitorëve të vegjël, rangimi më i lartë tregon se reformat e një ekonomie ofrojnë mbrojtje më të fortë ndaj investitorëve të vegjël.

 

Figura 12: Renditja e Kosovës dhe ekonomive krahasuse në fuqinë e indeksit për mbrojtjen e investitorëve të vegjël

 

TBB 2013: Kosova ka fuqizuar mbrojtjen e investitorëve duke futur një kërkesë për miratim nga aksionarët të transaksioneve të palëve të lidhura, duke kërkuar dhënie më të madhe të informatave për transaksione të tilla në raportin vjetor dhe duke e bërë më të lehtë paditjen e drejtorëve kur transaksionet e tilla janë të dëmshme.
 

Indikatori: Mbrojtja e Investitorëve të Vegjël – Përmbledhje Analitike dhe Udhëzime Teknike
Të Bërit Biznes 2017: Profili i Ekonomisë së Kosovës
Të Bërit Biznes 2017: Raporti i Plotë

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors