MINTI kërkon të prezantohen qartë specifikat e produkteve të qumështit në treg

Prishtinë,
30/04/2026

1.       Në përputhje me dispozitat që rregullojnë informimin e drejtë dhe të saktë të konsumatorit, deklaracioni i produktit në gjuhët zyrtare, i vendosur në paketim, duhet të paraqesë në mënyrë të qartë, të lexueshme dhe të dukshme përbërjen e produktit, duke specifikuar nëse produkti është:

·       me bazë shtazore (100%) (dairy);

·       me bazë bimore; (plant-based milk), apo

·       me bazë të qumështit pluhur.

2.       Në përputhje me rregullat për ushtrimin e tregtisë dhe prezantimin e mallrave në treg, subjektet që bëjnë shitje me pakicë janë të obliguara të sigurojnë ndarjen dhe prezantimin e qartë të produkteve në rafte, sipas kategorive në vijim:

·       produktet e qumështit me bazë shtazore (dairy);

·       produktet me bazë bimore (plant-based milk);

·       produktet me bazë të qumështit pluhur.

 

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, përmes Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, do të intensifikojë aktivitetet e inspektimit në ditët në vijim, në përputhje me kompetencat ligjore për mbikëqyrjen e tregut, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe parandalimit të praktikave mashtruese.

 

Ne rast të moszbatimit të legjislacionit në fuqi për ndarjen fizike dhe etiketimin e produkteve, operatorët ekonomikë do të ndëshkohen sipas dispozitave të ligjit në fuqi.

 

Njëkohësisht, ftohen të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që, në rast se vërejnë parregullsi, përfshirë mungesën e klasifikimit të produkteve apo mos deklarimin e qartë të përbërjes, të paraqesin ankesat e tyre së bashku me dëshmi përkatëse (p.sh. fotografi nga raftet), përmes:

·       numrit të telefonit: +383 (0) 46 311-000 (Viber), ose

·       adresës elektronike: konsumatori@rks-gov.net.

Për çdo parregullsi të konstatuar gjatë inspektimeve, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut do të ndërmarrë masa ndëshkuese në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors