MTI dhe Departamenti Federal për Punë të Jashtme i Qeverisë së Zvicrës me marrëveshje projekti

Sot, Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari Lila dhe drejtori i zyrës zvicerane për bashkëpunim në Kosovë, Markus Baechler, nënshkruan marrëveshjen në lidhje me projektin “Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat, faza e fillimit”. 

Kjo Marrëveshje për Projekt ofron një kornizë ligjore për kontributin e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim përkitazi me projektin “Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat”.

Qëllimi i Projektit është që t’i kontribuojë krijimit të vendeve të qëndrueshme dhe të denja të punës dhe të ardhurave më të mëdha për gratë, burrat dhe të rinjtë e papunë në veçanti. Priten disa rezultate nga ky projekt si: forcimi i qeverisjes së zhvillimit të sektorit privat, përmirësimi i mundësive për punësim, si dhe mundësitë për gra që të përfitojnë nga të bërit biznes. 

Ky projekt përfshin periudhën njëvjeçare dhe fillon nga data 1 tetor 2013 dhe mbaron me datën 30 shtator 2014.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors