MTI dhe Komuna e Shtimes nënshkruan marrëveshje bashkëfinancimi për ndërtimin e infrastrukturës fizike në Parkun Teknologjik në Shtime

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Avni Kastrati dhe kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, me datën 8 tetor 2014, nënshkruan marrëveshjen e bashkëfinancimi për ndërtimin e infrastrukturës fizike në Parkun Teknologjik në Shtime.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), kohë më parë, me datën 03.12.2013, e ka dhënë pëlqimin për themelimin e zonës ekonomike “Parku Teknologjik” në Shtime, i cili ka një sipërfaqe prej 10.70 ha. dhe pas kësaj Komuna e Shtimes ka kërkuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë për ta mbështetë financiarisht këtë projekt, i cili sot u finalizua me nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëfinancimit.

Mjetet që do të ndahen nga MTI-ja janë të planifikuara për dy vite: gjatë vitit 2014 janë planifikuar 100 mijë euro, po ashtu edhe për vitin 2015 janë planifikuara edhe 100 mijë euro të tjera. 

Mbështetja e këtij projekti është edhe një përkrahje më shumë që po e bën Ministria e Tregtisë dhe Industrisë për mbështetjen e afarizmit  dhe zhvillimin ekonomik në përgjithësi.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors