Në objektin e Kryeministrisë së Kosovës, përfaqësuesit e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI) mbajtën takimin me donatorë, me të cilët diskutuan për mundësitë e koordinimit dhe vazhdimit të donacioneve për institucionet e Kosovës.
akimin e përshëndeti ministri i MTI-së, Ismet Mulaj dhe potencoi se është kënaqësi të marrësh pjesë në një ambient miqsh, shokësh, bashkëpunëtorësh, kolegësh që punojnë për të mirë të biznesit për të mirën e institucioneve të Kosovës.
Ai tha: “Ajo që është bërë sot me ndihmën tuaj është një falënderim i veçantë për mbështetjen dhe kontributin tuaj për Kosovën, e cila ka dalë nga lufta e shkatërruar, dhe se pa mbështetjen tuaj, pa insistimin tuaj dhe pa kontributin tuaj Kosova nuk do të ishte sot një vend me perspektivë evropiane”, tha ministri Mulaj, duke shtuar se të gjithë ju që e keni ndihmuar Kosovën, Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, sidomos biznesin keni treguar vullnetin tuaj për ta parë edhe Kosovën pjesë të Bashkimit Evropian.
“Është e vërtetë që Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka pasur shumë projekte të suksesshme, të cilat po finalizohen falë mbështetjes që ka ardhur nga ana juaj, ku vlen të përmendet një ndihmë e pakursyer që vjen nga Bashkimi Evropian, Komisionit Evropian dhe për kontributin financiar që e kanë dhënë për biznesin e Kosovës, për MTI-në, si dhe për ekspertizën dhe ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë për institucionet tona”, tha ministri Mulaj.