Në Gjilan u mbajt tryeza informative: “Roli dhe rëndësia e infrastrukturës së cilësisë në zhvillimin ekonomik të vendit”

Divizioni i Infrastrukturës së Cilësisë ka realizuar tryezën informative të radhës, me temën “Roli dhe rëndësia e infrastrukturës së cilësisë". Kjo tryezë u realizua me bizneset e Komunës së Gjilanit,  në bashkëpunim me Drejtorinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Odës Ekonomike Rajonale.

Me këtë rast drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik në Gjilan, Ismail Januzi, ka thënë se takimet informuese për infrastrukturën ligjore, standardizimin, akreditimin dhe metrologjinë, janë të mirëseardhura për bizneset, ngase këto janë standarde ndërkombëtare që ndikojnë në zhvillimin e bizneseve dhe në përgatitjen e tyre për konkurrencën rajonale dhe globale. 

“Takime të tilla informuese me infrastrukturën ligjore nga ana e MTI-së, janë të mirëseardhura për bizneset sepse mundësojnë zhvillim ekonomik dhe hapat drejt konkurrencës së barabartë me bizneset rajonale por edhe globale. “Cilësia, e cila duhet të ofrohet nga bizneset është ajo që atyre ua mundëson konkurrencën në treg”, ka thënë ndër të tjerash  z. Januzi.

Ndërsa përfaqësuesja nga Divizioni për Infrastrukturë të Cilësisë, ka informuar të pranishmit për infrastrukturën e cilësisë dhe komponentët e saj. “Divizioni  i Infrastrukturës  së Cilësisë ka për qëllim të bëjë forcimin e infrastrukturës së cilësisë që të mundësojë një rritje të përshpejtuar ekonomike, ku sigurohet furnizimi në treg me mallra të sigurta dhe me cilësi të lartë, përmirësim të konkurrencës së bizneseve dhe standardit të jetës së qytetarëve”, ka thënë ajo ndër të tjerash në fjalën e saj.

Në tryezë u paraqitën edhe detyrat dhe objektivat e komponentëve të infrastrukturës së cilësisë si Standardizimi, Akreditimi, Metrologjia, Mbikëqyrja e Tregut dhe Mbrojtja e Konsumatorit.

Nga Agjencia Kosovare e Standardizimit, Bujar Istogu, ka thënë se standardet dhe standardizimi në biznes mundësojnë një konkurrencë serioze në treg e më vonë edhe zhvillim ekonomik. Ai po ashtu ka potencuar  standardet evropiane të adaptuara në Kosovë. Standardet kanë parametra dhe kushte të njëjta për të gjitha bizneset, ka potencuar ai ndër të tjera.

Edhe Blerim Sokoli nga Agjencia e Metrologjisë së Kosovës, ka informuar të pranishmit për infrastrukturën ligjore dhe aktivitetet që realizohen në kuadër të AMK-së, si dhe mbështetjen që mund t’u ofrohet bizneseve nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë. 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors