Në Mitrovicë u zhvillua takim informativ mbi rolin e infrastrukturës së cilësisë në zhvillimin ekonomik të vendit

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, në kuadër të fushatës informative mbi rolin dhe funksionimin e infrastrukturës së cilësisë në zhvillimin ekonomik të vendit, të premten në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës ka mbajtur një takimi informativ me bizneset dhe qytetarët e Mitrovicës.

Në këto takime informative prezantohet Infrastruktura e Cilësisë, e cila ka për synim ngritjen e vetëdijes mbi të gjitha fushat që mbulohen në kuadër të saj, si: Standardizimi, Akreditimi, Metrologjia, Mbikëqyrja e Tregut, Mbrojtja e Konsumatorit, Vlerësimi i Konformitetit si dhe rëndësia e tyre në zhvillimin ekonomik të vendit. 

Qëllimi i këtyre takimeve informative është që bizneseve dhe qytetarëve t’iu ofrohet mundësia për një informim dhe komunikim sa më të drejtpërdrejtë me përfaqësuesit e Ministrisë, të cilët janë zyrtarë që drejtpërdrejt janë të përfshirë dhe të informuar për detajet rreth infrastrukturës së cilësisë si dhe cilat janë shërbimet dhe mbështetja që i ofron Ministria e Tregtisë dhe Industrisë për bizneset dhe qytetarët në përgjithësi. 

Gjatë takimit, është mbajtur fjalim nga përfaqësuesi i Komunës së Mitrovicës z. Naim Hajra, mbi rëndësinë e Infrastrukturës së Cilësisë si dhe janë bërë një varg prezantimesh nga zyrtarët e Divizionit të Infrastrukturës së Cilësisë si dhe  Agjencisë së Standardizimit, Drejtorisë së Akreditimit dhe Agjencisë së Metrologjisë. 

Po ashtu bizneset patëm mundësi që të marrin përgjigje lidhur me çështjet në të cilat ata mund të hasin në pengesa të ndryshme.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors