Indikatori i përfundimit të një biznesi identifikon dobësitë në ligjin ekzistues për falimentim dhe pengesat kryesore procedurale dhe administrative në procesin e falimentimit. Të Bërit Biznes studion kohën, koston dhe rezultatin e procedurës së falimentimit që përfshijnë subjektet vendore, si dhe fuqinë e kornizës së aplikueshme ligjore për procedurat e likuidimit dhe riorganizimit. Të dhënat për treguesin e përfundimit të një biznesi janë nxjerrë nga përgjigjet në pyetësorë nga praktikuesit lokal të përfundimit të bizneseve dhe verifikuar nëpërmjet një studimi të ligjeve dhe rregulloreve, si dhe informatat publike për sistemet e falimentimit. Rangimi i ekonomive për lehtësinë e përfundimit të një biznesi përcaktohet nga zgjidhja distancës së tyre me rezultatet më të larta për përfundimin e një biznesi. Këto rezultate janë mesatarja e thjeshtë e distancës së rezultateve më të larta për normën e përmbushjes dhe indeksit të fuqisë së kornizës së falimentimit (figura 20).
Figura 20: Norma e përmbushjes dhe fuqia e kornizës së falimentimit
TBB 2017: Kosova renditet në vendin e 163-të nga 190 shtete për lehtësinë e përfundimit të një biznesi (figura 21). Rangimi i ekonomive për lehtësinë e përfundimit të një biznesi përcaktohet nga zgjidhja distancës së tyre me rezultatet më të larta për përfundimin e një biznesi. Këto rezultate janë mesatarja e thjeshtë e distancës së rezultateve më të larta për normën e përmbushjes dhe indeksit të fuqisë së kornizës së falimentimit.
Figura 21: Si renditet Kosova dhe ekonomitë krahasuese për lehtësinë e përfundimit të një biznesi
Indikatori: Përfundimi i Një Biznesi – Përmbledhje Analitike dhe Udhëzime Teknike
Të Bërit Biznes 2017: Profili i Ekonomisë së Kosovës
Të Bërit Biznes 2017: Raporti i Plotë

