Pritshmëritë rreth një embargoje te mundshme tregtare nga ana e Serbisë.
Gjate ditëve te fundit është përmendur ne disa raste dhe ne deklarata zyrtare mundësia e zbatimit te një embargoje tregtare nga ana e Serbisë,pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Një mundësi e tille kërkon një analize mbi efektet qe pritet te përcillen ne ekonominë e Kosovës si dhe masat eventuale qe duhen marre për administrimin e situatës me pasoja sa me minimale ne te.
Aspekti institucional
Si Kosova ashtu dhe Serbia janë pale ne marrëveshjen CEFTA 2006 te nënshkruar nga palët ne dhjetor 2006 dhe qe ka hyre ne fuqi ne vëren e këtij viti. Zbatimi i një embargoje tregtare bie tërësisht ndesh me objektivat dhe synimin e arritjes se një marrëveshjeje te tille dhe dhunon zbatimin e Nenit 3 te marrëveshjes, i cili kërkon qe palët te heqin çdo kufizim sasior ne tregtinë midis tyre.
Pavarësisht se marrëveshja CEFTA është praktikisht i vetmi dokument ligjor ne fuqi qe ndërton marrëdhëniet tregtare midis Kosovës dhe Serbisë, nga ana tjetër Serbia ka gjithashtu angazhime te tjera ndërkombëtare qe nuk i lejojnë zbatimin e masave te tilla ne tregti, përfshire marrëveshjen e stabilizim asocimit te nënshkruar me BE apo negociatat qe Serbia po kryen për anëtarësim ne OBT. Zbatimi i një embargoje tregtare bie ndesh me parimet e sanksionuara ne këto marrëveshje te rëndësishme tregtare por jo vetëm te tilla.
Shkëmbimet bilaterale tregtare Kosove-Serbi gjate 6-mujorit te pare 2007 dhe efektet e një embargoje te mundshme.
Gjate 6-mujorit te pare te vitit 2007 Kosova ka shkëmbyer rreth 101 milion Euro mallra me Serbinë, nga te cilat 2.82 milionë Euro janë eksporte drejt Serbisë dhe 98.14 milionë Euro janë importe prej Serbisë. Kështu, Serbia renditet partneri i dyte tregtar për importet e Kosovës, pas Maqedonisë, me 15.2% te importeve te Kosovës ndërsa renditet partneri i peste për eksportet me 8.5% te eksporteve totale te Kosovës.
Analiza e strukturës se importit nga Serbia për 6-mujorin e pare te vitit 2007 dëshmon për një shpërndarje te diversifikuar te produkteve te importuara ose përndryshe për një shumëllojshmëri te larte te gamës se importeve. Kështu, 10 produktet me te importuara prej Serbisë për ketë periudhe, ne nivel 4 shifror te nomenklaturës HS, përbejnë rreth 38% te importeve totale nga Serbia dhe paraqiten ne tabelën e mëposhtme.
Se bashku me përqindjen qe këto produkte zëne ne importet totale nga Serbia, tabela paraqet për secilin produkt, dhe përqindjen qe importet nga Serbia zënë ne importin e përgjithshëm te këtyre produkteve, pra për te kuptuar varësinë qe secili produkt ka prej importit nga Serbia.
Duke konsideruar këtë faktor si dhe rendësin jetike qe ka secili produkt, vëmendje te veçante ne importet nga Serbia, paraqesin produktet e nënvizuar me te kuqe te cilët grupohen ne 1)- drithërat, përfshirë grurin, miellin dhe misrin te cilat siç vihet re nga tabela ne masën me te madhe ose thuajse tërësisht importohen vetëm nga Serbia; 2)- medikamentet, 1/3 e te cilave importohet nga Serbia dhe; 3)- plehrat kimike te cilat importohen kryesisht nga Serbia dhe qe kane rëndësi për prodhimin bujqësor.
|
HS4 – Importi
|
Përshkrimi
|
Importi
|
Si % e importit nga Serbia
|
Si % e importit te përgjithshëm te produktit
|
|
1001
|
Grurë dhe meslin
|
6,319,075
|
6%
|
100%
|
|
6904
|
Tullat qeramike,blloqet e dyshemeve
|
6,023,624
|
6%
|
98%
|
|
1905
|
Bukë,torte,kek,biskota
|
4,270,944
|
4%
|
44%
|
|
1101
|
Miell gruri dhe miell meslini
|
3,997,344
|
4%
|
93%
|
|
3102
|
Plehëruesit mineral,kimik,azotike
|
3,831,850
|
4%
|
87%
|
|
3004
|
Medikamentet
|
3,749,737
|
4%
|
34%
|
|
6905
|
Pllaka çatie, pllaka për oxhaqe
|
3,379,892
|
3%
|
83%
|
|
2710
|
Vajrat e naftës
|
2,679,237
|
3%
|
4%
|
|
1005
|
Misër
|
2,443,026
|
2%
|
96%
|
|
2202
|
Ujrat minerale dhe ujrat e gazuar
|
2,222,425
|
2%
|
17%
|
Është e rëndësishme për te theksuar se për shkak te nivelit te larte te shumëllojshmërisë se importeve nga Serbia, mund te këtë shume produkte te tjera qe ne vlere mund te jene me te ulet por qe mund te kenë një rendësi te veçante ne funksionimin e ekonomisë se Kosovës por tabela e mësipërme paraqet ne mënyrë te sakte varësinë e importeve për produktet qe kane peshën me te larte ne strukturën e importeve nga Serbia.
Sa i përket eksporteve drejt Serbisë, ato zëne një peshe relativisht te ulet ne shkalle absolute e relative (2.8 milion Euro ose 8.5% e totalit te eksporteve) dhe janë te përqendruara kryesisht ne pak produkte qe paraqiten ne tabelën e mëposhtme (10 produktet me te eksportuara):
|
HS4 – Eksporti
|
Përshkrimi
|
Eksporti
|
Si % e eksportit ne Serbi
|
Si % e eksportit te përgjithshëm te produktit
|
|
0709
|
Zarzavate të freskëta
|
866,463
|
31%
|
91%
|
|
7306
|
Tuba, tubacione dhe profile të tjera
|
403,290
|
14%
|
54%
|
|
7804
|
Pllaka,shirita plumbi
|
206,680
|
7%
|
94%
|
|
2204
|
Verë prej rrushit
|
143,576
|
5%
|
24%
|
|
2608
|
Xeherore dhe koncentrate zinku
|
64,500
|
2%
|
9%
|
|
4101
|
Lëkurët e papërpunuara gjedheve
|
61,714
|
2%
|
3%
|
|
7106
|
Argjend
|
60,182
|
2%
|
70%
|
|
5702
|
Qilimat,mbulues tekstile
|
54,685
|
2%
|
51%
|
|
4010
|
Rripat,shiritat gome të vullkanizuar
|
53,001
|
2%
|
53%
|
|
7404
|
Mbetjet dhe kthimet e bakrit
|
51,620
|
2%
|
1%
|
Nga tabela e mësipërme vihet re qe varësi ne eksportin ndaj Serbisë paraqesin relativisht dy produkte, veçanërisht zarzavatet e freskëta qe kane rendësi për prodhimin bujqësor si dhe prodhimet e tubave qe janë pjese e industrisë prodhuese vendase. Produktet e tjera qe eksportohen ne Serbi ose janë ne vlere fare te ulet ose njëkohësisht eksportohen dhe ne tregjet e tjera te rajonit apo me gjere.
Përfundime:
Nga ajo qe u tha më sipër si dhe duke vlerësuar faktorë te tjerë qe lidhen me një embargo te mundshme tregtare te Serbisë ndaj Kosovës, mund te konkludohet se: