Regjistrimi i pronave

Indikatori i regjistrimit të pronave shqyrton hapat, kohën dhe koston e përfshirë në regjistrimin e pronës, duke supozuar një rast të standardizuar të një sipërmarrësi i cili dëshiron të blejë tokë dhe një ndërtese që është tashmë e regjistruar dhe pa konteste lidhur me titullarin. Përveç kësaj, në vitin 2016, Të Bërit Biznes ka shtuar një masë të re në grupin e indikatorëve të regjistrimit të pronës, një indeks të cilësisë së sistemit të administrimit të tokës në çdo ekonomi. Cilësia e indeksit të administrimit të tokës ka katër dimensione: besueshmërinë e infrastrukturës, transparencën e informacionit, mbulimin gjeografik dhe zgjidhjen e kontesteve mbi tokën.

Figura 7: Sa është koha, kosto dhe numri i procedurave të nevojshme për të transferuar pronën ndërmjet dy kompanive lokale?

TBB 2017: Kosova renditet në vendin e 33-të nga 190 shtete për lehtësinë e regjistrimit të pronës (figura 8). Renditja për ekonomitë krahasuese dhe mesatarja rajonale shërbejnë si informacion i dobishëm për të vlerësuar se sa lehtë është për një sipërmarrës në Kosovë ta transferojë pronën.

Figura 8: Renditja e Kosovës dhe ekonomive krahasuse për lehtësinë e regjistrimit të pronave

TBB 2014: Kosova e ka bërë transferimin e pronës më të lehtë duke inkuadruar një sistem të ri noterial dhe duke kombinuar procedurat për hartim dhe duke legalizuar marrëveshjet e shit-blerjes.

Indikatori: Regjistrimi i Pronave – Përmbledhje Analitike dhe Udhëzime Teknike
Të Bërit Biznes 2017: Profili i Ekonomisë së Kosovës
Të Bërit Biznes 2017: Raporti i Plotë

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors