Programi i USAID-it Partneritetet për Zhvillimit ka për synim të avancojë përmirësimin e mjedisit për sektorin privat në Kosovë për të rritur mundësitë për punësim për qytetarët e vendit. Programi punon në partneritet me qeverinë dhe me partnerë të tjerë për të mbështetur vizionin e Kosovës për rritje ekonomike duke fuqizuar institucionet.
Programi bazohet në arritjet e bëra me ndihmën e ofruar nga USAID-it përmes tre komponentëve:
Përmirësimi i mjedisit të biznesit: mbështet politikat e përmirësuara të koordinimit, dialogut publiko-privat, reformat dhe koordinimin e “ Të bërit Biznes”, proceset e hartimit, dhe sistemin e lejeve.
Përmirësimi i zbatimit të reformave në ndërtim: mbështetje në zbatimin e reformave në ndërtim, planifikim hapësinor dhe në aktivitete të legalizimit.
Avancim i Stabilitetit Makroekonomik dhe Menaxhimit të Financave Publike në nivelet lokale dhe në nivel qendror të Qeverisë së Kosovës: përkrahje për fuqizimin e politikave makroekonomike, tatimore, buxhetore, dhe përkrahje të partneritetin publiko-privat.
Për më shumë informata vizitoni ueb faqen: https://www.usaid.gov/news-information/fact-sheets/partnership-development
Projekti përfundon në shtator të vitit 2018.